Nagavci: Viti i ri shkollor me tekste të reja dhe abetaren e përbashkët

min lexim

Ministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji (MASHT), Arbërie Nagavci ka thënë se janë gati të fillojnë vitin e ri shkollor dhe se kanë filluar shpërndarjen e teksteve të reja shkollore. Nga një shtatori, shtoi se Kosova e Shqipëria do të nis edhe me abetaren e përbashkët.

Nagavci në një konferencë për media ka treguar për zhvillimet i kanë bërë nëpër shkolla.

Ajo ka thënë se po angazhohen në mënyrë që të përmirësojnë rezultatet në arsim. Po ashtu, edhe abetarja e përbashkët ka thënë se është gati për shpërndarjes mes dy shteteve.

Nagavci: Angazhimi ynë është shumë dimensional në mënyrë që të përmirësojmë rezultatet në arsim

“Ministria Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim edhe me komunat, drejtoritë komunale të arsimit por edhe me shkolla i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor…Angazhimi ynë është shumë dimensional në mënyrë që të përmirësojmë rezultatet në arsim”, tha ajo.

Ndërsa ka thënë se këtë vit të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të nëntën do të pajisjen me tekste të reja.

Nagavci: Sivjet të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë do të pajisen me tekste të reja

“Aktualisht i kemi marrë të dhënat për tekstet shkollore dhe tashmë ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore në komuna të ndryshme dhe ky është një proces që është duke vazhduar edhe sot, në mënyrë që të gjithë nxënësit të pajisen me kohë për tekste. Sivjet të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë do të pajisen komplet me tekste të reja”, thotë Nagavci.

Nagavci shtoi se edhe strategjia për arsim për pesë vitet e ardhshme është finalizuar dhe në fillim të muajit të ardhshëm do të miratohet.

Ajo ka thënë se kanë punuar edhe në përmasimin infrastrukturën fizike në shkolla duke pajisur një numër të konsiderueshëm të shkollave me kabinete, laboratorë, salla të edukatës fizike, si dhe me pajisje për mirëmbajtje të shkollave.

Sipas saj, janë paraparë të ndahen një milionë euro për mësimdhënësit me sëmundje të rënda shëndetësorë.

Nagavci: Janë ndarë një milionë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore

“Sivjet për herë të parë kemi ndarë buxhetin për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, mbi 1 milion euro janë paraparë për përfitimin rreth 300 mësimdhënësve me probleme kronike e sëmundje të rënda shëndetësore të cilët janë të punësuar në institucionet tona edukativo-arsimore”, thotë Nagavci.

Në këtë konferencë për media, ajo tha se edhe abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë është e gatshme të shpërndahet.

Nagavci: Më 1 shtator vogëlushet e klasës së parë të kenë abetaren

“Kanë përfunduar të gjitha procedurat. Ne kemi kërkuar nga shtëpia botuese që kopja digjitale të dërgohet më herët në shkolla në mënyrë që mësuesit e klasës së parë të përgatitën dhe të punojnë suksesshëm me këta nxënës. Uroj të mos kemi probleme serioze dhe më 1 shtator vogëlushet e klasës së parë të kenë abetaren ne duart e tyre”, vijoi Nagavci. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fazliu nuk i frikësohet ish skuadrës së tij: Hyjmë për fitore ndaj Prishtinës

Story i radhës

Abazoviç nuk është më kryeministër i Malit të Zi, po tani? Flet kreu i LDSH-së, Nikollë Camaj: Thonë se politikanët gjithkund shiten, këtu jepen me qira

Të fundit nga