Nagavci në festën e Abetares në Pejë: Kosova e Shqipëria do e kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore

Në qytetin e Pejës po mbahet festa e Abetares, ku po marrin pjesë fëmijët e klasëve të para nga Kosova edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e Pesheva.

Fëmijët thanë se janë shumë të lumtur që kanë mundësi që këtë festë ta kremtojnë bashkë edhe me shumë moshatarë nga shkolla të tjera.

Në këtë ngjarje e pranishme është edhe ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, e cila uroi nxënësit për festën e Abetares.

Derisa tha se këtë festë e bën më madhështore edhe fakti që nga shtatori Kosova e Shqipëria do të kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore.

Përgëzime për fëmijët pati edhe kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, që si nikoqir i kësaj ngjarje u uroi të gjithëve të kalojnë momente të mira në Pejë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grupi shtetëror i telekomunikacionit në Emiratet e Bashkuara Arabe bëhet aksioneri më i madh i Vodafone

Story i radhës

Asnjë humbje jete dhe 4 raste me Covid-19 sot në Kosovë

Të fundit nga