Grupi shtetëror i telekomunikacionit në Emiratet e Bashkuara Arabe bëhet aksioneri më i madh i Vodafone

Grup i telekomunikacionit të Emiratave të Bashkuara Arabe bleu 10% të aksioneve të gjigantit Vodafone.

Emiratet Telecommunications Group në pronësi të shtetit që së fundi u ribrandua në Etisalat tani është aksioneri më i madh në Vodafone pasi konfirmoi marrëveshjen 3.3 miliardë paundë me grupin Britanik.

Etisalat tha se investimi vjen që kompania të fitoi ekspozim ndërkombëtar si një lider botëror në konektivitet. Investimi i tyre në Vodafone sipas kompanisë është jo të ushtrojë influencë por si një rol mbështetës afatgjatë.

Shefi ekzekutiv i Vodafone Nick Read është nën presion për të thjeshtuar procesin e shitjeve të filialeve dhe përmirësim fitimet pas mëse 20% humbje të vlerës së aksioneve që kur mori drejtimin në 2018-ën.

Përfshirja e Etisalat vjen pasi Vodafone zbuloi bisedime me rivalët në Britani, Spanjë, Gjermani dhe Itali si një përgjigje ndaj presionit të Cevian, investitori aktivist më i madh Evropian që bleu një përqindje të konsiderueshme aksionesh dhe kërkoi ndryshime rrënjësore në Vodafone.

Cevian kërkonte një konsolidim të perandorisë së ngritur nga Vodafone për tu përqendruar vetëm në tregjet më fitimprurëse. Vodafone vlerësohet me 33 miliardë paundë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do ta gëlltis BE-ja arrogancën politike, si dhe dubiozën e uljes në dy karrige të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq!?

Story i radhës

Nagavci në festën e Abetares në Pejë: Kosova e Shqipëria do e kenë Abetaren e përbashkët unike e cilësore

Të fundit nga