Nadal nuk ia del

August 6, 2022
1 minut lexim

Lajme të këqija për Rafel Nadalin dhe të gjithë fansat e tij. Pavarësisht se bëri të pamundurën për t’u përgatitur, tenisti spanjoll ka ngritur flamurin e bardhë duke njoftuar kështu mungesën në turneun masters “Canada Open” që do të mbahet në Montreal.

Siç dihet, Rafa dëmtoi muskujt e barkut në turneun Grand Slam të Uimbëlldonit dhe ende nuk ka arritur që të rikuperojë nga ai dëmtim.

“Shpresoj të rikthehem dhe luaj përsëri në Montreal, pasi është një turne që e dua dhe kam fituar pesë herë, para një publiku që më ka pritur gjithmonë me shumë dashuri.

Por nuk kam zgjidhje tjetër, pasi duhet të jem i kujdesshëm në këtë pikë dhe të mendoj për shëndetin”, është shprehur Rafael Nadal.

Kështu “Canada Open”, humbet zyrtarisht një prej protagonistëve kryesorë, siç është Nadal, një legjendë e tenisit, me 22 turne grand slam të fituara në karrierë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Premier Liga/ Liverpool e Chelsea synojnë ta nisin me fitore

Story i radhës

Disa fakte të rëndësishme mbi virgjërinë, që duhet t’i dini

Të fundit nga

ShkoLartë