Rikthimi i “Big Brother” pas katër vitesh dhe në versionin me VIP-a dhe jo klasik u prit shumë në vendin tonë. Rrjetet sociale dhe shifrat e publikuara nga produksioni tregojnë se formati ka kaluar çdo pritshmëri dhe po ndiqet nga të gjithë shqiptarët.
Kjo reflektohet edhe në rrjetet sociale të banorëve ose ish-banorëve të cilët përtej famës që kanë, këtë periudhë kanë pësuar një boom me ndjekës të rinj. Megjithatë, duket se nga “Big Brother VIP” nuk po përfitojnë vetëm ata.
Producentja e reality-showt Lori Hoxha ka treguar sot se ka arritur 900 mijë followers në Instagram. Dhe këtë ia atribuon “Big Brother”. Teksa ka ndarë disa foto ajo shkruan: “Hej 900 mijë njerëz. Faleminderit Big Brother VIP” që na bëre të gjithve të famshëm”.
Lori Hoxha
Në sektorin e komenteve të shumtë janë personat që shkruajnë se suksesi i detyrohet personazheve të ndryshme, duke përmendur emra sipas preferencave. Si duket njerëzit i drejtohen Lorit në Instagram për të shprehur dashurinë, pakënaqësitë, kritikat për formatin.
Megjithatë, vlen të theksohet se Lori është një nga blogeret shqiptare më të sukseshme dhe të preferuara dhe ka qenë shumë e ndjekur edhe para “Big Brother VIP”.