Irani u kualifikua për herë të 6-të në histori në një Kupë Bote

Irani bëhet kombëtarja e parë nga kontinenti aziatik pas Katarit që është kualifikuar si vend organizator, që pret biletën për në Kupën e Botës që do të zhvillohet në vitin 2022.

Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri kroat Skocic mposhti minimalisht 1-0 Irakun duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve në grupin A pas 7 ndeshjesh, 10 më shumë se Emiratet e Bashkuara Arabe që pozicionohen në vendin e 3-të.

Sfidën ndaj Irakut e zgjidhi një gol i shënuar nga sulmuesi i Portos Mehdi Taremi në fillimin e pjesës së dytë.

Irani u kualifikua për herë të 6-të në histori në një Kupë Bote dhe për herë të 3-të radhazi. Me Iranin dhe Katarin si vend organizator shkon në 14 numri i përfaqësueseve të kualifikuara në Kupën e Botës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Na bëri të gjithve të famshëm” Ka një arsye pse Lori Hoxha falenderoi sot “Big Brother VIP”

Story i radhës

SHBA mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut: Shqipëria e vendosur drejt integrimit në BE

Të fundit nga