Mziu: Nuk besoj se Basha do të krijojë parti tjetër

Deputeti demokrat Xhelal Mziu, tha në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se PD do të bashkohet dhe nuk do të ketë parti të reja.

I pyetur nga Xhafo se a do të krjiojë Lulzim Basha një parti të re, dhe nëse ndodh kjo a do i bashkohet partisë së re, Mziu tha se kjo nuk mund të ndodhë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: A do të krijojë Lulzim Basha një parti më vete

Mziu: Bashkimi i demokratëve ngelet primare. Por dhe unë vazhdoj të jem partizan i bashkimit të PD-së.

Xhafo: Do të krijojë Basha parti më vete?

Mziu: Që mos ndodhi krijimi i një partie të re nga asnjë person, prandaj ngul këmbë që është momenti i duhur për të bërë një bashkim real.

Xhafo: Nëse zoti Basha do të krijojë një parti me idenë që të bëhet “kingmaker” të bëjë atë që bëri Meta, i cili me vetëm 4 deputetë ju imponua Berishës dhe Ramës, a do i bashkoheni ju partisë së Lulzim Bashës?

Mziu: Nuk besoj se zoti Basha aspiron për parti të tjera, të paktën dhe në deklaratën e dorëheqjes tha se do të jetë kontributor i PD.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Habit Veton Surroi: Jam mik i Soros, por ka kohë që nuk kemi kontaktuar

Story i radhës

Mobiliziohet grupi famëkeq rus ‘Wagner’, vendosë 1000 mercenarë në Ukrainë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish