Mobiliziohet grupi famëkeq rus ‘Wagner’, vendosë 1000 mercenarë në Ukrainë

Grupi famëkeq ushtarak rus Wagner është vendosur në Ukrainën lindore sipas Atasheut të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, AVM Mick Smeath, raporton CNN, përcjell “Bota sot”.

Sipas një deklarate të ambasadës britanike, Smeath tha: “Ata pritet të vendosin më shumë se 1000 mercenarë, duke përfshirë udhëheqës të lartë të organizatës, për të ndërmarrë operacione luftarake”.

Smeath shtoi: “Për shkak të humbjeve të mëdha dhe një pushtimi kryesisht të ngecur, Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të ripërcaktojë personelin e Wagner për Ukrainën në kurriz të operacioneve në Afrikë dhe Siri.”

Të martën e kaluar, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve se Grupi Wagner është “aktiv” në Ukrainë.

Tani për tani, SHBA-të nuk po shohin “indikacione të prekshme” që rusët po bëjnë përpjekje për të ri-furnizuar, por “ne vazhdojmë të shohim indikacione se ata po i bëjnë këto diskutime dhe se ata po bëjnë plane të tilla si në aspektin e ri-furnizimi dhe gjithashtu përforcimi”, tha zyrtari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mziu: Nuk besoj se Basha do të krijojë parti tjetër

Story i radhës

3 shenjat më të papjekura në horoskop

Të fundit nga