Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur për situatën në Partinë Denokratike, parti në të cilën ai ka aderuar deri në vitin 2019 kur u dogjën mandatet.
Ai thotë se “lufta” në PD bëhet mes një grupi ish-sigurimsash dhe një grupi që janë qejflinj ylberi.
“Jooooo ore joooo ,nuk vihet në pushtet se pajtohen mes vetes disa ish spiunë sigurimi e ish hajdut administrate të viteve 2005-2013, me disa spurdhjak e qeflinjë të ngjyrave te ylberit.
As se mund të bashkohen disa mendje “ të ndritura” që janë bërë deputet pa qenë anëtarë të PD, e pa votuar kurrë ndonjëherë për PD prej 31 vitesh derisa mund të kenë votuar për emrin e tyre me 25 prill 2021”, shkruan Murrizi.