Lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola për skuadrën e Granadas në Spanjë është. Myrto Uzuni. Me dy golat e shënuar të shtunën në kampionat, kundër Racing Santander, sulmuesi kuqezi është ngjitur në kuotën e 46 golave.
Nu ka munguar dhe një reagim nga ana e tij duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
“Historia është e shkruar
Një djalë plot ëndrra që nuk u dorëzua kurrë. Lindur në Shqipëri, Berat. Jam shumë krenare për veten time. Punë e vështirë.
Unë gjithmonë besoj në veten time. Faleminderit familjes time, gruas sime dhe menaxherit tim. Faleminderit të gjithë lojtarëve që më ndihmuan të arrij këtë rekord.
Faleminderit trajnerëve të mi. Robert Moreno, Aitor Karanka, Paco López, Alex Medina, José Sandoval, Guille Abascal dhe Fran Escriba për të gjitha këshillat dhe ndihmën çdo ditë. Dhe një falenderim i madh për tifozët e Granadas️.
Pa mbështetjen tuaj kjo nuk do të ishte e mundur, falenderoj fansat shqiptarë, njerëzit, miqtë e mi, që më kanë mbështetur në momentet e mira dhe të këqija. Shumë dashuri për të gjithë”, ka shkruar Uzuni.
Burimi: botasot.info