Sot u nda nga ne dëshmitari dhe i mbijetuarin e Masakres së Izbicës, i cili dëshmoi për vrasjen e civilëve shqiptarë nga soldateska serbo-sllave.
Maskara e fshatit Izbicë të Skenderajt ishte ndër më të mëdhatë jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjithë kjo ngjarje ndodhi më 28 marsit të vitit 1999, kur forcat serbe sulmuan popullsinë civile të strehuar në Izbicë, e ku i vranë dhe më pas i masakruan mese 150 civilë të pafajshëm.
Edhe pse forcat serbe ishin munduar të fshihnin krimin duke zhvarrosur të vrarit e Izbicës, për t`i varrosur në lokacione të ndryshme nëpër Serbi e Kosovë, ishin pikërisht satelitët e NATO-s ata që nxorën të vërtetën në sipërfaqe. Përmes një konference për media të NATO-s, u njoftua për kryerjen e këtij krimi ndaj popullsisë civile.
Pas këtij publikimi, ekipet e specializuara serbe, për fshehjen e krimeve i kishin zhvarrosur kufomat dhe i kishin dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi. Por, në një dokument të vitit 1999 të gjyqtarit hetues, Nebojsa Avramoviq, më datë 31.05.1999 ai jepte urdhër Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, Risto Pecel, për ekshumim të kufomave në Izbicë të Skenderajt. Në urdhër thuhej se në internet ishte përhapur lajmi se në Izbicë kishte një varrezë masive dhe organet shtetërore serbe duhej ta vërtetonin këtë fakt.
Mustafë Dragaj ka dëshmuar edhe në gjykatën e Hagës kundër ish presidentit serb, Slobodan Milosheviqit, i cili vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte. Dëshmitarë thonë se më 1 qershor të vitit 1999 filluan zhvarrosjet e civilëve të vrarë në Izbicë. “Këtu janë kanë të varrosur deri më 1 qershor të gjithë këtu. Prej datës 1 qershor, kanë fillu forcat serbe, një javë përpara kanë ba sigurimin,më tutje krejt sungjera ka qenë ndër hijë, në qebe,dhe kanë fillu tërheqjen e kufomave. Fillimi ka fillu me lopata, me dorëza, me njerëz të nxanun robë, dhe nuk kanë mujtë,e kanë lanë.
Më 2 qershor kanë ardhë me eskavatorë, me bagera dhe me kamiona dhe kanë fillu i kanë hjekë me bagera. Mbasi i kena varrosë i kanë hjekë krejt me bagera.
Komplet kanë hjekë 147 kamiona. Tani janë gjetë varrezat në Petrovo sello në Beograd,janë gjetë në Zveçan, janë gjetë në Novorlan, s’ka vend që s’janë gjetë. E tani mbas ati rasti që janë zhvarrosë krejt, i kanë marrë. Më 1 korrik 1999, i kam qitë lajmërimet nëpër fshatra që më 8 korrik me ardhë mi ripërtri varrezat se unë e kisha ditarin, e kisha numrin rendor, emrin mbiemrin, datat dhe me 8 korrik kanë ardhë komplet popullata dhe i kemi ripërtri këto varre komplet dhe kur kanë ardhë popullata prej Shqipërie, gjysa nuk e kanë ditë që i kanë hjekë. Se kanë qenë qysh janë kanë pa nxjerrë. Për momentin qysh thuhet qetash 58, ata janë kanë të varrosur, por tash janë të zhdukur që janë hupë”, thotë Sadik Xhemajli një tjetër dëshmitar i Masakrës se Izbicës.
Kush janë drejtuesit e shtetit serb që tentuan fshehjen e krimeve ndaj shqiptarëve
Gjatë hulumtimeve të dokumentacionit serb të luftës shumë shpesh haset emri i një personi si i involvuar në procesin e fshehjes së krimeve. Ai është Velko Odalloviq. Edhe pse ishte shef i socialistëve të Millosheviqit për Kosovë, aktiviteti i tij institucional asnjëherë nuk u fsheh nën petkun partiak.
Gjatë kohës së luftës e sidomos në prag të përfundimit të saj, Odalloviq i ka koordinuar disa segmente shtetërore të sigurisë për fshehjen dhe zhdukjen e provave të krimeve që institucionet serbe kishin kryer mbi shqiptarët. Odalloviq bashkë Zoran Agjellkoviqin ish-i deleguar i Millosheviqit për Kosovë, i kanë bashkërenduar punët me David Gaijqin, Mishko Llakoviqin, Misha Vilotiqin, Boshko Periqin, Bozhidar Filicin, Momo Stojanoviqin etj., që në mënyrë sekrete t’i bartnin disa kamionë me kufoma shqiptarësh të vrarë, cilët në ditët e para të muajit qershor të vitit 1999 nga Kosova ishin nisur në drejtim të territorit të Serbisë.
Në fushatën për bartjen e kufomave nga Kosova në Batajnicë Velko Odalloviq kishte marrë urdhër nga Vllastimir Gjorgjeviqi, kurse operacionin e kishte realizuar Novica Zdravkoviqi.
Varret në Izbicë ishin parë nga satelitët kurse shteti serb hartonte “sluzhbene beleshke” se aty nuk kishte varrezë masive. Për fatin e keq të Kosovës me këto dokumente të shtetit serb u shërbyen shumë misione ndërkombëtare të pasluftës dhe e vërteta për krimin shtetëror serb mbi shqiptarët nuk u dëshmua kurrë sa duhet.
DY DITËLINDJE
-Mustaf Dragajt, i mbijetuari i masakrës së Izbicës më 1999
Emri im Mustafë Dragaj sot i ka dy ditëlindje
Ditëlindjen time dhe të masakrës që e mbijetova
Në Izbicë aty ku me vdekjen në masakër u takova
Fati më ndihmoj t`i mbijetoj errësirës se tmerrit
Më shpëtoj veç lutja e zotit tim
Edhe pse Izbica digjej në flakë e tym
Tërë ditën i gjallë nën kufoma qëndrova
Edhe pse me sy të verbër pava atë ditë
Gjaku i martirëve seç na sjelli dritë
Pranova të vdes për Kosovën time
Uratën e bëra sot për heroinat trime
Nuk më rënduan kufomat mbi trupin tim
Fytyrën ma mbuloi gjaku i të rënëve për liri
Me copat e eshtrave thura hymne nëpër lapidare
Me frymën e tyre e thyem kufirin në Koshare
Dhe një ditë më thirrën të dëshmoj në Hagë
Unë dëshmitari i masakrës që përjetova
I mbijetuari i gjallë për masakrën dëshmova
Për qetnikët që masakruan një popull të tërë
Pleq,gra e fëmijë që ishte një ferr
Sot qava për ty liri e me sytë e birit tim
Që mos të tretët diku larg në perëndim
T`i dal zot tokës së shqipeve sot e njëqind vjet
Se Kosovën heronjtë e krijuan shtet
Nësër të jemi të lirë me nipa e mbesa të Dardanisë
Le të lindim sa ma shumë bijë të shqipes
Luftëtarë të atdheut e çlirimtarë të ardhmërisë
Lart ta ngritim Kosovën e ma lart Shqipërinë.
Izbicë 28 Mars 1999 Mervete Dragaj
Lavdi dhe u prefsh në lule të parajsës Mustafë Dragaj!