Mustafa i reagon Muratit: Propagandë për arsyetimin e kontratave njëburimore

November 24, 2024
1 minut lexim

Koordinatori për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati që tha se përqindja më e lartë e tenderëve njëburimor ka qenë në qeveritë e kaluara.

Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka rezultate ndërsa ka abuzime me parën publike.

“Ministri i Financave, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka folur për ndonjë politikë zhvillimore, kësaj rradhe e paska marrë përsipër propagandën për arsyetimin e kontratave njëburimore.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij:

Rezultate hiq, por abuzime me paranë publike plot!

Ministri i Financave, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka folur për ndonjë politikë zhvillimore, kësaj rradhe e paska marrë përsipër propagandën për arsyetimin e kontratave njëburimore.

Deri më tani i kanë dhënë hiq më pak se 2123 kontrata njëburimore, me vlerë totale prej 273 milionë euro!

Këto kontrata, të dhëna me negocim direkt dhe pa ndonjë arsye për shmangie nga procedurat e tenderimit të hapur, nuk kanë sesi të kenë emër tjetër përveç kurrupsionit dhe abuzimit me paranë publike.

Ka ardhur koha që të kalojmë nga vlerësimi i fjalëve, te vlerësimi i veprave të tyre!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupi sërish në listën e kryeqyteteve me ajër më të ndotur në botë

Story i radhës

Autor i dytë në konfliktin ku mbeti i vrarë Martin Cani? Reagon policia

Të fundit nga

ShkoLartë