Me tetë vota “për”, sot Këshilli i Prokurorëve zgjodhi Mustafa Hajrullahin për shef të Prokuorisë së Lartë në Shkup. Hajrullahi mori edhe një mandat 4-vjeçar për të udhëhequr me këtë prokurori. Ai ishte kandidati i vetëm pasi paraprakisht nga gara janë tërhequr prokurorët Burim Rustemi dhe Fatime Fetai.