Mustafa fton Prokurorinë ta përcjellin procesin e sigurimit të librave: Ka dyshime, buxheti u rrit 2 herë

August 25, 2023
1 minut lexim

Ish-zëvëndësminsitri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka reaguar lidhur me çështjen e sigurimit të librave për nxënesit e shkollës fillore. Ai ka thënë se ka dyshime lidhur me këtë subvencionim që do të bëhet, meqë sipas Mustafës, Ministria ka rritur dy herë buxhetin e alokuar.

Sipas Mustafës, MASHT kishe alokuar për këtë tender 4.3 milionë euro, derisa sipas shifrave që ka prezantuar ministrja Nagavci, do të tejkalohet buxheti prej 9 milionë euro.

Mustafa ka ftuar Komisionet Parlamentare dhe Prokurorinë e shtetit që ta përcjellin me vëmendje këtë #ështje, meqë ka rritje të shpenzimeve për tekset shkollore më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

Reagimi i plotë:

Dyshimet vazhdojnë

Dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasët 6 dhe 8. Për këtë tender,  MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €.

Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €.

Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë  që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.

Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje  e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.

Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy  herë nga buxheti i alokuar .

Dhe kjo nuk besoj që është rastësi…

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vrasja në Larushk, kontrolle për Gentjan Bejtjan, ja ku dyshohet se fshihet shënjestra e atentatit

Story i radhës

Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande publikojnë këngët e tyre në të njëjtën kohë

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë