Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande publikojnë këngët e tyre në të njëjtën kohë

Tri këngëtaret e njohura, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe Ariana Grande, të gjitha kanë vendosur të publikojnë projektet e reja muzikore në të njëjtën kohë.

Selena Gomez paralajmërimin për këngën e saj të re e bëri  javën e kaluar përmes një shkrimi në Twitter.

Ajo shtoi se derisa po vazhdon të punojë në albumin e saj të tretë në studio, siç u shpreh, “dëshironte të publikonte një këngë argëtuese”.

Miley Cyrus njoftoi gjithashtu javën e kaluar se  do të publikojë këngën e saj të re “Used to be Young”.

Kurse Ariana Grande po feston 10-vjetorin e publikimit të albumit të saj debutues “Yours Truly”, e përveç këngës së re që do ta publikjë ajo ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime.

Story i mëparshëm

Mustafa fton Prokurorinë ta përcjellin procesin e sigurimit të librave: Ka dyshime, buxheti u rrit 2 herë

Story i radhës

LSDM: Vazhdimi i rrugës evropiane nënkupton akses në 10 miliardë euro nga fondet e BE-së

Të fundit nga