​Mustafa e sheh të rëndë marrëveshjen e Ohrit: Kurti po tensionon situatën në veri

July 23, 2023
min lexim

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa akuzon kryeministrin Albin Kurti për tensionim të situatës në vend. Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se Kurti po krijon reagim ndërkombëtar dhe sipas tij, po mundohet të fitojë poena për shtensionim të situatës. Mustafa thekson se Kurti s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, duke eskaluar situatën në veri. Ai thotë se marrëveshja e Ohrit është më e rëndë se ajo e 2013-ës. Ndër të tjera, Mustafa flet edhe Asociacionin dhe për masat e BE-së ndaj Kosovës.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaron se nuk ka pasur nevojë që të tensionohet situata në veri të vendit dhe që kryetarët e komunave atje nuk kanë pasur nevojë të “instalohen në zyret e tyre me njësi speciale të Policisë”.

Mustafa: Kurti po krijon një tensionim të situatës, po krijon reagim ndërkombëtar

“Problemi është se zoti Kurti po tensionon situatën në veri, por jo vetëm veri po krijon një tensionim të situatës, po krijon një reagim ndërkombëtar lidhur me këtë dhe pastaj në një formë po dëshiron që të merr poenta për shtensionim, për një situatë që nuk ka pasur nevojë që të tensionohet, nuk ka pasur nevojë që të çohen gjitha ato forca policore në veri, nuk ka pasur nevojë që kryetarët e Komunave në veri të instalohen në zyret e tyre me njësi speciale të policisë, sepse nuk është Njësia Speciale e Policisë së Kosovës për të vendos kryetarët e komunave në zyrë por kanë një rol tjetër, e tani çfarë do të thotë kjo është një çështje krejt tjetër.”, thotë ai.

Ish-kretari i LDK-së ka bindjen se situata në veri të vendit është ndërlikuar që nga viti i kaluar, kur është biseduar për targat e automjeteve e pastaj, sipas tij, me marrjen e masave të ndryshme në veri të vendit, siç thotë ai, që kanë të pakordinuara me ndërkombëtarët.

Ai potencon se kryeministri s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, siç nënvizon ai, përmes veprimeve të eskalimit të situatës në veri.

Mustafa: Kurti s’mund të ikë zbatimit të marrëveshje reciproke me Serbinë përmes veprimeve të eskalimit të situatës

“Ka qenë një praktikë ne veri të vendit kanë qenë ndërhyrje të madha, ato janë bërë me pajtueshmëri ose me një koordinim me Amerikanët dhe me vendet e Quintit, edhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi me NATO-n dhe KFOR-in dhe ato kanë munguar kësaj radhe, pse kanë munguar duhet të japë arsye dhe shpjegim z.Kurti se pse kemi ardhur në këtë situatë që në Bruksel dhe në Ohër të pranohet një situatë e cila nuk ka qenë fare e paraparë që më herët të bëhet, sepse ka qenë e paraparë të bëhet një marrëveshje për njohje reciproke, një marrëveshje e fundit dhe e stabiliteti të sigurisë, themi e përkohshme që siguron një status quo që është bërë atje, por është bërë dhe është pranuar nga z.Kurti. Prandaj z.Kurti nuk mund të ikë zbatimit të kësaj marrëveshje përmes veprimeve të ndryshme të eskalimit të situatës në veri të vendit, çfarë ka bërë deri më tani.”, nënvizon ai.

Në një intervistë për KosovaPress, Isa Mustafa flet edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur me marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociacionit, të vitit 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mustafa shprehet se dokumenti është bërë si obligim i tyre që të implementohet ligji për ratifikimin e marrëveshjes së parë, të vitit 2013, kur Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Mustafa: Në 2015-ën kam trashëguar detyrimin me ligj që qeveria duhet të implemetojë marrëveshjen në vitin 2013

“Tani unë jam shprehur edhe publikisht se sa i përket dokumentit të vitit 2015 unë e marrë përgjegjësinë, sepse s’e kemi bërë dokument pa vetëdije, dokumenti është bërë si obligim i yni që të implementojmë ligjin paratifikimin e marrëveshjes së parë, sepse marrëveshja e parë e vitit 2013 është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, unë atëherë nuk kam qenë as Kryeministër as nuk ka qenë deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës, kam qenë kryetarë i LDK-së i një partie, e cila ka qenë në opozitë. Dhe në vitin 2015 unë e kam trashëguar detyrimin me ligj që qeveria duhet të implemetojë marrëveshjen në vitin 2013 dhe unë kam punuar që të gjejë dhe që me një alternativë të implementimit të asaj të atij ligji dhe asaj marrëveshje, prandaj ka lindur dhe ai dokument i vitit 2015 dhe nuk dua që kjo baza dhe zanafilla është në vitin 2013, aty është ratifikuar një marrëveshje me 2 /3 të deputetëve është ratifikuar me ligj dhe tani ndërkombëtarët thonë se ju me ligj e keni obliguar shtetin e juaj që ju të bëni asociacionin, por në atë periudhë nuk e kam bërë unë por e ka bërë qeveria e z.Thaçi, nuk të fajësojë atë qeveri, sepse nuk e ka bërë me dëshirë ose me qejf, por e ka pasi obligim ndërkombëtar”, thotë ai.

Sipas Mustafës, shumë më e rëndë është marrëveshja e Ohrit e arritur më 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të rëndë e sheh ai edhe çështjen e pozitës se Kishës Ortodokse serbe, e cila është paraparë në pikën e shtatë të marrëveshjes së Ohrit.

Mustafa: Më e rëndë është marrëveshja e Ohrit

“Unë konsideroj se shumë më e rëndë është marrëveshja e Ohrit se sa ajo e vitit 2013, ajo që është ratifikuar në kuvend për arsyeje në vitin 2015 ne me dokument e kemi përcaktuar se statuti i asociacionit duhet të trajtohet nga gjykata kushtetuese, dhe kur gjykata kushtetuese konstaton se statuti është në harmoni me kushtetutën, atëherë bëhet asociacioni por nuk mund të bëhet pa një shqyrtim dhe vendim të gjykatës kushtetuese. Tani nuk është paraparë por vetëm është ndryshuar cilësimi i asociacionit nga asociacion në vet menaxhim të komuniteti serb. Çfarë është vet menaxhimi i komuniteti serb për mua është e paqartë , a është një lloj autonomie apo ai asociacion konvertuar në vet menaxhim por më shumë përngjan një lloj të autonomisë të qytetarëve serb në Kosovë se sa në një asociacion ose një bashkësi si në Zajednic siç e kanë quajtur Vetëvendosje dhe praktikohet akoma dhe kryetari i kuvendit të bëjë gjithmonë shërbehet me këtë shprehje jo me bashkësi dhe asociacion, sepse ju ka bërë ndërdyjë ajo, mendojë që është e rëndë edhe çështja e pozitës se Kishës ortodokse serbe e cila është paraparë në pikën e shtatë të marrëveshjes së Ohrit, por janë pranuar si të tilla si të implemtohen pa e dëmtuar në mënyrë qetësore shtetin dhe kushtutetshmërinë e vendit.”, nënvizon ai.

Lidhur me draft-statutin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin, ish-kreu i LDK-së thotë se ajo nuk ishte detyrë e Ramës, por e Kurtit.

Ai thotë se nuk mund të kritikohet kryeministri shqiptar për draft-statutin nëse qeveria nuk del me propozim të vetin.

Mustafa: S’ka qenë detyrë e Ramës, por e Kurtit ta bëjë draft-statutin e Asociacionit

“Unë s’e kam parë atë dokument, mirëpo nuk ka qenë ne themi në detyrën e z.Rama që të bëjë, ajo detyrë ka qenë e kryeministri Kurti dhe qeverisë Kurti, sepse edhe kërkesa ndërkombëtare edhe Bashkimit Evropian ka qenë qeveria duhet te sjellë një propozim se si qeveria sheh implementimin e marrëveshjes se Ohrit edhe pikë së 7 të vetëmenaxhimit dhe 10 që të bëjnë implementimin e marrëveshjeve të gjitha marrëveshjeve, të cilat janë përcaktuar më parë. Përderisa qeveria nuk del me një propozim të vetin, atëherë ne mund të akuzojmë dhe të kritikojmë Ramën, pse Rama, unë jam i bindur se Rama se nuk e ka bërë kokë në vete edhe nuk është një dokument që Rama është ulur dhe e ka shkruajtur….Rama përpos asaj që ka dorëzuar te gjermanët-francezët do të thotë që nuk ka ecur më tutje dhe e ka lënë te disa institucione të Bashkimit Evropian. Prandaj, unë e kisha parë të nevojshme që këtë të bëjë qeveria e jo kryeministri i Shqipërisë, sepse po krijohen edhe relacione në opinion jo të mira edhe ndaj kryeministri Rama dhe Shqipërisë.”, shprehet ai.

Mustafa flet edhe për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Derisa potencon se Kosova ka qenë e respektuar nga Bashkimi Evropian, ai shtron pyetjen se nëse BE tërheq masat ndaj Kosovës, “ a do të jemi sikur në gjendjen që ishim më parë?”.

Mustafa: Ndaj Kosovës për herë të parë janë aplikuar sanksione

“Problemi është se ndaj Kosovës për herë të parë janë aplikuar sanksione pa marrë parasysh se çfarë thotë Bashkimi Evropian këto janë sanksione, sepse janë marrë masa të cilat në një formë e sanksionojnë Kosovën qoftë në ndihma financiare, të cilat duhet t’i merrë Kosova, qoftë në pjesëmarrje ne institucione te ndryshme ndërkombëtare, qoftë në takime të ndryshme, qoftë në takime tjera përpos procesit të dialogut dhe tani shtrohet pyetja se kur Kosovës do t’i hiqen këto masa sanksionuese që i ka vënë Bashkimi Evropian ose se pse ndodhi që sanksione të tilla të ndërmerren ndaj njësive Ushtrisë së Kosovës, të cilës ju ndalua pjesëmarrja në ushtrimet ushtarake të NATO-së, përkatësisht KFOR-it vetëm sa kishin filluar më parë, për mua shtrohet kjo pyetje çfarë do të ndodhë kur komuniteti ndërkombëtar do të jetë i kënaqur me sjelljen e Kosovës dhe do të tërheq këto sanksione, por edhe nëse tërheq a do të jemi sikur në gjendjen që ishim më parë. Në një gjendje në të cilën komuniteti ndërkombëtar nuk ka pas vërejte ndaj Kosovës, Kosova ka qenë e respektuar nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e ndryshme të lidhura me Bashkimin Evropian, në qoftë se këto lacione janë të cenuara ose të dëmtuara atëherë shtrohet pyetja se si ato të cenohen dhe unë jam i bindur se nuk do të cenohen për një kohë shumë të gjatë në nivelin që kanë qenë me parë pa marrë parasysh se çfarë ka dëshirë të thotë tani qoftë Vetëvendosja ose partitë që janë në pushtet.”, thotë ai.

Mustafa i quan tërësisht të gabuara deklaratat e ministres së Punëve të të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila para dy javëve, në forumin e Dubrovnikut i është referuar Bashkimit Evropian si “tigër prej letre”.

Ai thekson se Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hap pa BE-në.

Mustafa: Reagimet e Gërvallës ndaj BE-së të gabuara, s’mund të bëjmë asnjë hap pa BE-në

“Mendoj se reagimet e ministres së jashtme kanë qenë reagime totalisht të gabuara, se nuk mundet një ministre e jashtme me u shpreh në formë të tillë ndaj institucioneve ndaj Bashkimit Evropian, tani neve na pëlqen diçka dhe nuk na pëlqen nga Bashkimi Evropian, ne mund të kemi një përshtypje se ata po përkrahin Serbinë sesa Kosovën, edhe Serbia mund të ketë një përshtypje të veten se po përkrahin Kosovën sesa Serbinë, mirëpo ne duhet të jemi të vetëdijshëm se asnjë hap nuk munden me e bërë përpara pa një bashkëpunim me Bashkimin Evropian, dhe nuk jemi ne Kosova te cilët ia diktojmë Bashkimit Evropian se kush do të jetë institucioni ose njeriu në Bashkimin Evropian i cili do të merret me këto çështje…Mirëpo, ne duhet të respektojmë këto institucione dhe asesi të bëhemi një arbitër i Bashkimit Evropian se kush bënë e kush nuk bënë, sepse ne nuk mund të bëjmë zgjidhje, sepse zgjidhjen e bëjnë ata.”, shton tutje ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kontrabandonin mallra, arrestohen shoferi dhe pronari i fugonit të linjës Ankona-Durrës

Story i radhës

Shqiptari fiton me nokaut për 70 sekonda

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë