musonet permbytin filipinet 16 viktima dhe tonelata mbeturinash pushtojne lumin ne manila 6a7b6170b2efe

Musonet përmbytin Filipinet, 16 viktima dhe tonelata mbeturinash pushtojnë lumin në Manila

August 11, 2026
1 minut lexim

Filipinet po përballen me reshje të jashtëzakonshme që prej 1 gushtit, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe aksidente, ndërsa të paktën 16 persona kanë humbur jetën.

Sasia e reshjeve ka kaluar 1,400 milimetra, një nivel që tejkalon atë që vendi merr normalisht gjatë gjithë muajit.

Në Manila, reshjet e dendura kanë sjellë një tjetër problem serioz. Në zonën e Baclaran, një lumë është mbushur me sasi të mëdha mbeturinash, duke krijuar një shtresë të dendur me plastikë, goma, rroba dhe materiale stiropori.

Punonjësit e pastrimit nisën fillimisht largimin manual të mbetjeve, por për shkak të përmasave të grumbullimit u përdorën edhe mjete të rënda. Autoritetet vlerësojnë se mbeturinat e mbledhura mund të mbushin më shumë se 100 kamionë.

Autoritetet filipinase paralajmërojnë se mbetjet e grumbulluara në lumenj dhe kanale janë një faktor që përkeqëson përmbytjet, duke penguar rrjedhjen normale të ujit.

Ministri i Punëve Publike, Vince Dizon, deklaroi se ujërat e përmbytjeve kanë nisur të tërhiqen në disa zona, por theksoi nevojën për të korrigjuar problemet e krijuara nga projektet e menaxhimit të përmbytjeve ndër vite.

Filipinet janë një nga vendet më të ekspozuara ndaj fenomeneve ekstreme të motit, pasi ndodhen në rrugën e cikloneve të Paqësorit dhe përballen mesatarisht me rreth 20 stuhi dhe tajfune çdo vit. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po ndikojnë në shpeshtësinë dhe intensitetin e këtyre fenomeneve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

o dorezohu o rrezohu 73 dite proteste qytetaret vijojne qendresen kunder qeverise rama 6a7b6112246e7
Lajmi i mëparshëm

“O dorëzohu, o rrëzohu!”/ 73 ditë protestë, qytetarët vijojnë qëndresën kundër qeverisë Rama

rod stewart anulon koncertin ne momentin e fundit i nenshtrohet nderhyrjes se paplanifikuar 6a7b623d033d9
Lajmi i radhës

Rod Stewart anulon koncertin në momentin e fundit, i nënshtrohet ndërhyrjes së paplanifikuar

Të fundit nga

ShkoLartë