Musliu: Qytetarëve serbë nuk i intereson Kosova, Vuçiq po ndjehet i pasigurt në pushtet

min lexim

Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiqi po përpiqet që përmes mediave ta nxisë sa më shumë diskursin publik drejt një konflikti me Kosovën, por edhe me disa vende perëndimore për të qëndruar në pushtet.

Musliu thotë se “burime të informuara ndërkombëtare tregojnë se, pushteti i Aleksandar Vuçiqit në Serbi ka filluar të mos ndjehet më i sigurt siç ishte deri tani”.

“Sipas tyre, zemërimi i qytetarëve serbë nuk ka qenë asnjëherë më i madh. Askujt nuk i intereson çështja e Kosovës. Të gjitha hulumtimet tregojnë se Vuçiqi po përpiqet që përmes mediave ta nxisë sa më shumë diskursin publik drejt një konflikti me Kosovën, por edhe me disa vende perëndimore. E gjithë kjo po i shërben atij që të mbetet në pushtet”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.

Sipas Musliut, tensioni në mes të qytetarëve të Serbisë po rritet çdo ditë – nuk ka barna specifike, gjersa ekonomia ka filluar rënie drastike.

“Në shkollat fillore të Serbisë, sot ka 70.000 nxënës më pak sesa në vitin 2013, kur në pushtet kishte ardhur Vuçiqi me SNS-në e tij; Brenda kësaj periudhe kohore, për shkak të mortalitetit dhe emigracionit, Serbia ka 1 milion njerëz më pak”, thotë ai.

“Më shtrenjtë kushton shitet 1 metër katror varr në varrezat kryesore në Beograd, sesa 1 metër katror e çfarëdo banese në kë qytet.

Marrë parasysh të gjitha këto, Vuçiqi po përpiqet që ta ndërrojë edhe Partinë e tij dhe të improvizojë diçka tjetër!”, thotë Musliu, që është drejtor i Institutit “Octopus”.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, ka fyer rëndë bashkësinë ndërkombëtare.

Ai tha se “do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan dhe po bëjnë”.

“Turp për të gjithë ata, gjithë QUINT-in, për gjithë ata gënjeshtarë”, tha ai.

“Do të jetë një ditë në të cilën turpi i Evropës dhe i botës do të shënohet zyrtarisht për atë që po bëjnë…, tha ai.

Story i mëparshëm

Foto hot në Instagram, modelja interiste feston fitoren ndaj Juventusit

Story i radhës

Schmidt ndryshon Kushtetutën për ta mundësuar formimin e qeverisë në Bosnje

Të fundit nga