musliu i kunderpergjigjet nagavcit ajo qe duhet te perballet me ligjin jeni ju 64fb8eab86a8d

Musliu i kundërpërgjigjet Nagavcit: Ajo që duhet të përballet me ligjin jeni ju

September 8, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë një interviste në media dje ka paralajmëruar prindërit se nëse i keqpërdorin mjetet që MASHTI ua ka ndarë për blerjen e librave shkollorë ata do të përballen me ligjin.

E në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputetja Ganimete Musliu, nga radhët e PDK-së, e cila ka thënë se në këtë rast vetë Nagavci do të duhej të përballej me ligjin, pasi sipas saj ajo ka bërë “keqpërdorim të detyrës” me situatën e krijuar për furnizim me libra.

“Jo Arbërie e vetmja qe duhet të përballet me ligjin jeni ju sepse po e keqperdorni detyren zyrtare duke degraduar deri në këtë mas paisjen ne tekste shkollore, problem ky i zgjidhur para shumë viteve nga Presidenti Thaçi”, u shpreh ajo.

Musliu ka thënë se përveç hargjimeve që kanë prindërit po përballen edhe me pritje të gjata në librari për të furnizuar me tekste shkollore.

“Kush do ti paguaj kohen, maltretimet dhe shpenzimet e prindërve qe me ditë të tëra janë duke bërë përpjekje për ti siguruar librat për femijet e tyre?”, deklaroi ajo ndër tjera.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

beci tregon ligjin ne 1 muaj nuk behesh dot drejtor pa mbaruar akademine e sigurise 64fb8ca422cc0
Story i mëparshëm

Beci tregon ligjin: Në 1 muaj nuk bëhesh dot drejtor pa mbaruar akademinë e sigurisë

si ta beni dike tju tregoje sekretet e tij 64fb8ee05ee70
Story i radhës

Si ta bëni dikë t’ju tregojë sekretet e tij

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë