Musk thotë se marrëveshja për blerjen e Twitter nuk shkon askund pa sqarimin e llogarive të rreme

May 18, 2022
1 minut lexim

Elon Musk hodhi më tepër dyshim mbi blerjen 44 miliardë dollarëshe të Twitter duke dhënë se nuk do të ecë përpara pa provuar se vetëm 5% e llogarive të rrjetit social janë spam ose të rreme.

Shefi ekzekutiv i Tesla tha në llogarinë e tij Twitter se marrëveshja nuk ka bërë progres dhe nuk do të bëjë vetëm nëse kompania tregon prova se vetëm një numër i vogël janë llogari të rreme.

“Oferta që unë bëra ishte bazuar në të dhënat e paraqitura pranë Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë. Dje CEO i Twitter publikisht refuzoi të tregonte prova se llogaritë e rreme përbëjnë vetëm 5%. Kjo marrëveshje nuk mund të shkojë përpara.”

Twitter brenda pak orësh tha se qëndroi i përkushtuar ndaj marrëveshjes.

Ekzekutivi i Twitter u përpoq të shpjegonte problematikën por sqarimet e tij u pritën me një emoji nga njeriu më i pasur në planet. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Del parashikimi i AccuWeather për verën 2022, ja çfarë moti na pret

Story i radhës

Kovaçevski-Macron: Franca është e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë