Musk shet edhe 3.6 miliardë dollarë aksione të tjera në Tesla

Multi miliarderi Elon Musk ka shitur edhe 22 milionë aksione të tjera me vlerë 3.58 miliardë dollarë në prodhuesin e makinave elektrike Tesla.

Aksionet janë shitur ditën e Hënë, Marte dhe Mërkure të kësaj jave sipas dokumenteve dërguara pranë autoriteteve financiare.

Kjo e sjell në 40 miliardë dollarë sasinë e aksioneve të shitura nga Musk që nga fillimi i vitit. Në fillim të kësaj jave Musk humbi pozicionin si njeriu më i pasur në botë.

Ai mbetet aksioneri më i madh i Tesla me 13.4% të aksioneve. Muajin e kaluar Musk zbuloi se kishte shitur 19.5 milionë aksione të Tesla me vlerë 3.95 miliardë dollarë, vetëm pak ditë pasi përfundoi blerjen 44 miliardë dollarëshe të platformës së medias sociale Twitter.

Tesla është një prej kompanive me performancën më të keqe të aksioneve këtë vit ndërsa investitorët kanë filluar të shqetësohen se blerja e Twitter mund ti zhvendosë vëmendjen Musk nga Tesla.

Musk përfundoi blerjen e Twitter në Tetor për 44 miliardë dollarë. Në fund të vitit të kaluar kompania Tesla kishte vlerë tregu prej 1 trilionë dollarësh.

Pasi përfundoi blerjen e Twitter në Tetor, Musk i ka kushtuar një vëmendje të konsiderueshme rrjetit social. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Aplikimi për anëtarësim në KE dhe në BE, ngjarje kulminante të këtij viti

Story i radhës

Dështon marrëveshja në BE për sanksione të reja ndaj Rusisë

Të fundit nga