Dështon marrëveshja në BE për sanksione të reja ndaj Rusisë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dështuar së arrituri marrëveshje për paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë.

Bisedimet për sanksione janë mbajtur të mërkurën vonë thanë diplomatët, derisa krerët evropianë janë mbledhur në Bruksel gjatë së enjtes në samitin e fundit për vitin 202.

Vendet thuhet të kenë lëvizur shumë afër marrëveshjes, por që ka qenë Polonia dhe disa vende të tjera që kishin kundërshtime, i kanë thënë Reuters, diplomat evropianë.

Sanksionet e reja ndaj Moskës janë penguar nëse BE duhet ta lehtësojë kalimin e eksportit rus të plehrave nëpër portet evropiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Musk shet edhe 3.6 miliardë dollarë aksione të tjera në Tesla

Story i radhës

Los Angeles Clippers vazhdojnë ne fitore

Të fundit nga