musk do te votoj per republikanet ne nentor 6285174904664

Musk: Do të votoj për republikanët në nëntor

May 18, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, tha se do të votojë për republikanët në zgjedhjet e nëntorit, pasi më parë kishte votuar “me gjithë zemër” për demokratët.

“E dini, realiteti është se Twitter është në favor të së majtës ekstreme për momentin dhe unë do ta quaja veten as republikan dhe as demokrat të moderuar”, tha Musk në podcastin All-In gjatë një konference teknologjike dje në Majami.

Ai tha se gjithmonë ka votuar me gjithë zemër për demokratët.

“Mendova se nuk mund të votoja kurrë për republikanët, vetëm për të qenë i qartë. Por unë do të votoj për ta në zgjedhjet e ardhshme”, tha Musk, transmeton Hill.

Demokratët dhe republikanët po përgatiten për zgjedhjet në nëntor, në të cilat do të votojnë për të gjitha 435 ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për 35 ulëset në Senat.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

van bronkhorst temperatura jo normale por do ja dalim 6285170d580e9
Story i mëparshëm

Van Bronkhorst: Temperatura jo normale, por do ja dalim

acer prezanton monitoret portative 3d pa syze 628517846cc54
Story i radhës

Acer prezanton monitorët portativë 3D pa syze

Të fundit nga

ShkoLartë