musa xhaferi ftojme ne perballje televizive grubin dhe le te vendose populli se kush ka te drejte 64120b30ef40d

Musa Xhaferi: Ftojmë në përballje televizive Grubin dhe le të vendosë populli se kush ka të drejtë

March 15, 2023
1 minut lexim

Anetari i Keshillit Mbikqyrës të BDI-së Musa Xhaferi për mediat maqedonase sërish ka folur lidhur me zhvillimet në BDI dhe mundësinë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve.

Ai për gazetën “Sloboden Pecat” ka theksuar se gjithmonë ka mundësi për të biseduar, por që nuk është i bindur se pajtimi është i mundur.

“Ministrat tanë kanë frikë të ulen me ne. Ata mbetën lakuriq pa argumente, se nuk bënë asgjë. Pajtimi siç dëshiron Grubi nuk është i mundur. Ai jep dorën për pajtim dhe heq funksionarët e “zjarret” nga funksionet. Grubi dhe ministrat të largohen. Ahmeti e ka obligim që të caktojë Kryesinë për raportin e ministrave. Nëse nuk ka takim në parti, i ftojme ne përballje televizive Grubin dhe Besimin dhe le të vendosë populli se kush ka të drejtë”, thotë Xhaferi.

MARKETING

RENT A CAR

buja amelika amelika shume goditese per ata me te cilet e kemi realizuar lirine 64120af1a4cf2
Story i mëparshëm

Buja: “Amelika Amelika” shumë goditëse për ata me të cilët e kemi realizuar lirinë

a manipulon samsung fotot e henes 64120be45304a
Story i radhës

A manipulon Samsung fotot e Hënës?

Të fundit nga

ShkoLartë