IMG 9547

Murtezi: VLEN ndez zemrën e Çairit, entuziazmi popullor paralajmëron fitoren e Izet Mexhitit me 19 Tetor

September 9, 2025
1 minut lexim

Sonte në Çair, VLEN bëri hapjen e shtabit zgjedhor, e cila u shndërrua në një miting të vërtetë partiak. Qindra përkrahës të zjarrtë të kandidatit për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vërshuan rrugët e lagjes duke dhënë një mesazh të qartë: Çairi është me VLEN-in.

Bartësi i listës së këshilltarëve të VLEN-it në këshillin e komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, ishte ai që bëri hapjen solemne të shtabit, ku emocionet dhe entuziazmi i qytetarëve mbizotëruan atmosferën.

Në fjalimin e tij para qytetarëve, Murtezi theksoi:

“Sikur të ma kishte lejuar skenari dhe rrethanat do të kisha qëndruar para jush pa thënë asnjë fjalë, do kisha qëndruar para kësaj pamjeje mahnitëse që reflekton fitoren e 19 Tetorit, fitoren e VLEN-it në Çair dhe gjithandej. Prezenca juaj sonte është paralajmëri më i mirë i fitores sonë. Unë besoj se bashkë do të korrim fitoren e bereqetshme dhe këtë fitore do ta konfirmojmë që në raundin e parë. Ne nuk do të ndalemi, nuk do të kalojmë në komoditet, kjo prezencë madhështore duhet të na jep motivim shtesë, të trokasim në çdo derë, të fitojmë zemrën e çdo qytetari tonë pasi Çairi është shtëpia jonë e përbashkët, është zemra jonë dhe me këtë rast të gjithë bashkë themi VETËM për ty Çair,” deklaroi Murtezi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

3c72a312 8e9a 4ca0 aa38 c5da385d5f8f
Lajmi i mëparshëm

Vërshohen rrugët e Çairit me përkrahës. Izet Mexhiti hap shtabin zgjedhor me atmosferë madhështore!

IMG 9548
Lajmi i radhës

Bekim Fazliu nga “Lëvizja Arbëria”: Izet Mexhiti po e kthen Shkupin në kryeqendër të politikës shqiptare

Të fundit nga

Horoskopi i datës 7 janar 2026

DASHI Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion për të cilin ndiheni të pasigurt për njëfarë
ShkoLartë