Murtezani: SHA MEPSO në vitin 2023 do të investojë 16 milionë euro mjete vetanake në rrjetin transmetues

December 27, 2022
min lexim

Shkup, 27 dhjetor – Sistem operatori i transmetimit MEPSO në vitin 2022 ka realizuar 42,48 për qind të planit të përgjithshëm investues, që është dy herë më shumë se përqindja e realizimit të investimeve në vitin 2021. Për vitin e ardhshëm ka një plan më ambicioz dhe planifikon investime vetanake në rrjetin e transmetimit në vlerë prej 16 milionë eurove.

 

“Situata në sistemin e transmetimit të energjisë në përgjithësi e vlerësojmë si të qëndrueshme dhe me devijime minimale ose devijime brenda kufijve të pranueshëm në mënyrë që të mos presim vështirësi në menaxhimin e sistemit. Pritet që i njëjti trend të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO Orhan Murtezani.

Theksoi se kërkesën që e ka dorëzuar në Komisionin rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRE) për rritjen e tarifës tramsmetuese për 29.7 për qind nga 1 janari i vitit të ardhshëm është bazuar në çmimet e larta për mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit.

“Ne tashmë jemi në përfundim të marrëveshjes me EMV me çmim prej 220 euro për megavat orë për të mbuluar humbjet në sistem. Është një çmim mjaft i lartë që ushtron presion mbi tarifën tonë të transmetimit. Ushtrojnë presion nga çmimet e larta të energjisë elektrike për nevojat vetanake të ndërtesës administrative dhe të të gjitha objekteve në pronësi të SHA MEPSO, por edhe dhënia me qira e kapacitetit të bilancit, që realisht bën shumë presion në anën e shpenzimeve”, theksoi Murtezani.

U përpoqëm, shtoi ai, ta mbajmë atë brenda kufijve të pranueshëm pa krijuar rritje më të madhe të çmimit.

Sado që të rritet çmimi i tarifës sonë të transmetimit nuk do të ketë ndikim mbi 5 për qind në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në vend, thekson Murtezani.

Në përgjigjen e pyetjesë së gazetarëve, theksoi se në kërkesën për çmim nuk përfshihen borxhet që kompanitë i kanë ndaj MEPSO-s për shkak të tërheqjes së paautorizuar të energjisë elektrike nga sistemi.

MEPSO, siç tha ai, aktualisht pranon 10 herë më shumë kërkesa për kyçje në burimet e ripërtëritshme të energjisë – termocentralet fotovoltaike dhe me erë sesa mund të lidhet realisht në sistem dhe të mos ketë problem me balancimin e energjisë.

“Konform Ligjit të ri për energjetikë, ne tashmë jemi duke përgatitur një procedurë të brendshme me të cilën po mundohemi të krijojmë një mënyrë më të lehtë për t’u mundësuar investitorëve më seriozë që duan të investojnë në vend që të përfshihen sa më shpejt. Se si do të arrijmë deri aty nga numri i madh i aplikimeve në ato investime që mund të realizohen sot, këtë nuk mund ta themi. Megjithatë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi në përputhje me kapacitetin transmetues për t’i lidhur sa më shumë ato burime energjetike”, theksoi Murtezani.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Scaloni drejt rinovimit

Story i radhës

Nuredini: Me ligjin e ri, të gjitha instalimet me leje të integruar A duhet të kenë edhe stacion matës

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë