Scaloni drejt rinovimit

Ndërsa Lionel Scaloni, trajneri i Kampionëve të Botës, ndodhet në Mallorca, ku jeton me familjen e tij, pas festimeve për fitim e trofeut të Katar 2022, presidenti i federatës së futbollit të Argjentinës (AFA) Claudio Chiqui Tapia, qetëson tifozët, duke u bërë me dije se ka një marrëveshje, tani për tani vetëm verbale, mes palëve që tekniku të vazhdojë kontratën, e cila skadon në fund të vitit kalendarik.

Gjatë eventi ku po festonin për triumfin në Botëror, Tapia bëri me dije se trajneri kampion do të vazhdojë të jetë pjesë e Argjentinës.

 “Ne jemi dy njerëz të fjalës, nuk është problem.”-tha ai.

Kontrata e re pritet të jetë 4-vjeçare, pra deri në fund të vitit 2026. Scaloni ishte emëruar përkohësisht në krye të Argjentinës pas lamtumirës së Jorge Sampaolit, i cili kishte udhëhequr “Albiceleste” në Botërorin zhgënjyes në Rusi 2018.

Por më pas ai mori konfirmimin me rezultatet, fitimi i Kupës së Amerikës në më pak se një vit dhe më pas kompeticionit të ri, finales, kundër kampionit të Evropës, Italisë.

Ndërsa në fundi fitoi trofeun më të rëndësishëm për një kombëtare, Kupën e Botës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të Kinës

Story i radhës

Murtezani: SHA MEPSO në vitin 2023 do të investojë 16 milionë euro mjete vetanake në rrjetin transmetues

Të fundit nga