murtezani jam optimist se brenda vitit do te behen ndryshimet kushtetuese 67fc0421bc07b

Murtezani: Jam optimist se brenda vitit do të bëhen ndryshimet kushtetuese

April 13, 2025
min lexim

Vendit tonë iu dha dritë jeshile për zbatimin e Agjendës Reformuese, duke u bërë i pari që përfitoi këstin e parë të financimit nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Përendimor.

Ministri Orhan Murtezani, thekson se ky moment është dizajnuar në mënyrë të tillë që mundëson akces të shpejt në tejkalimin e të gjitha sfidave dhe reformave për të cilat flasim për vite me rradhë. Shton se, nëpërmjet qasjes së re, Komisioni Evropian duke i shpërblyer shtetet për reformat e implementuara tenton që përveç përshpejtimit të dinamikës së implementimit të mundësohet që ti vendos në jetësim ose në praktikë më shpejt këto ligje dhe standarde evropiane.

“Për ne shumë është me rëndësi implementimi i suksesshëm, sepse kjo lufton euroskepticizmin, e rrit besimin e qytetarëve në procesin eurointegrues por edhe në sistem, që ky sistem mund të sjell anëtarësimin e vendit në BE, madje është sinjal shumë i qartë edhe për të gjithë anëtarët e BE-së, se ne po dëshmojmë që mund të sjellim reforma që mund të arrijmë rezultat. Në momentin që ne do të kemi një zgjidhje të kapshme dhe të kënaqshme, të gjitha këto reforma të implementuara, me heqjen e vetos së Bullgarisë do të na kishin mundësuar shumë shpejt të hapim dhe ti mbyllim negociatat.” – tha Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Murtezani shprehet optimist që brenda vitit do të realizohet kushti kryesor i vendit dhe do të bëhen ndryshimet kushtetuese, ndërsa me hapjen e negociatave do kemi gjasë reale ti përmbyllim ato bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Sinajli i parë në Bruksel është pranuar mjaft pozitivisht se ne jemi jo vetëm deklarativisht të interesuar, por ne po japim rezultate konkrete në procesin e eurointegrimeve me implementimin e reformave. Kemi kohë të mjaftueshme që brenda 2025 të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të dy palët, e kam fjalën me Bullgarinë që të mund përfunsimisht të hiqet edhe vetoja e Bullgarisë. Unë jam shumë optimist që brenda këtij viti ne do ti hapim negociatat dhe jam po aq optimisit se kemi gjasë reale ti përmbyllim bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi.” – deklaroi Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Ndryshe, në kuadër të reformave vendi ka afate të caktuara për realizimin e tyre, ku deri në fund të vitit 2027 duhet të realizohen 136 prej tyre. Deri më tani pesë janë të implementuara, ndërsa 131 janë në proces.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

gjesti nga izolimi i tepert dhe i gjate kam humbur edhe shikimin nuk mund te shoh mire 67fbffe6422b0
Story i mëparshëm

Gjesti: Nga izolimi i tepërt dhe i gjatë kam humbur edhe shikimin – nuk mund të shoh mirë

one stop shop ska radhe te gjata ne kufi 67fc0424774cd
Story i radhës

“One Stop Shop” s’ka radhë të gjata në kufi

Të fundit nga

ShkoLartë