Club Brugge ende është duke kërkuar për një sulmues të ri, pasi që një që e kërkuan ju dështoi në këtë javë. Benik Afobe kaloi në Millwall, teksa Rasmus Hojlund ka preferuar Atalantan.
Rasti më i çuditshëm, megjithatë, pa dyshim është ai që i ndodhi sulmuesit Vedat Muriqi
Klubi kishte arritur marrëveshje me Lazion për një transfer 10 milionë euro, por transferi u ndërpre për shkak se siç kishin thënë ata, “sulmuesi i Kosovlës dështoi për t’i kaluar testet mjekësore dhe fizike”.
Klubi italian Lazio ishte frustruar për këtë saqë rastin e ka dërguar në FIFA për thyerje kontrate, edhe pse në fund ata u tërhoqën nga kjo.
Pak kohë më vonë, Muriqi ishte shitur të Mallorca që pagoi më pak së sa Club Brugge. Atje, Muriqi po duket së është mirë fizikisht, pasi që ai nuk ka luajtur vetëm tre minuta nga dy ndeshje. Ai madje edhe ka shënuar kundër Real Betisit në vikend.
Në një interivstë për OK Diario, 28 vjeçari ka folur për atë së çka është përballur me Club Brugge, për të cilin klub ai nuk ka asnjë fjalë të mirë dhe vendimin e tyre e ka quajtur “absurd”.
“Sjellja e Club Brugge ishte e pa denjë për një klub profesionisht”, ka thënë ai.
“Kur ne shkuam atje, askush nuk doli të me priste mua me agjentin. Ata nuk na ndihmuan ne që të gjejmë as streh. Kur ata me thanë se diçka k shkuar keq me testet e mia mjekësore, pa dhënë detaje, kjo me frikësoj shumë sepse mendova se nuk do të mund të luajë më futboll. Në fund ata dëshironin nga Lazio ta zbrisnin çmimin. Ishte absurde”, tha tutje Muriqi.