Muratoviq me optimizëm e pret derbin e madh: Ne e respektojmë Prishtinën

February 18, 2022
1 minut lexim

Liderja e Superligës së Kosovës, Istogu, është gati për derbin e madh në kryeqytet kundër Prishtinës, në kuadër të javës së 13-të.

Hendbollistja më e mirë në Kosovë, boshnjakja Esma Muratoviq, tha se me Istogun udhëtojnë vetëm për fitore në Prishtina.

Përballja luhet nesër në orën 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa Istogu synon fitoren e 13-të rresht. 

“Ne e respektojmë Prishtinën dhe presim një ndeshje interesante.

Jemi përgatitur mirë dhe do të japim maksimumin”, thotë Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Istogu udhëheq kreun me 24 pikë apo nga 12 ndeshje ka po aq fitore, ka dy pikë më se shumë Prishtina që gjendet në pozitën e dytë. Prishtina ka 11 fitore e 1 humbje.

Kryeqytetaset të vetmen humbje e kanë nga Istogu me rezultat 29:28.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Mbushni telefonat dhe përgatituni për ndërprerje”, banorët paralajmërohen për incidentin e madh

Story i radhës

Ministri zviceran Alain Berset në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë