Murati: Programi “Ekonomia e Kujdesit” në afat të gjatë do të jap përfitim për komunitetin

March 7, 2022
min lexim

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, sot ka marrë pjesë në konferencën me titull “Gratë e Forta – Komunitete të Forta” kushtuar Programit  ”Ekonomia e Kujdesit” që është pjesë e Planit Operativ për vitin 2021. Në manifestimin, ku morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ambasadorja e Republikës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Hullman dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në RMV, Armen Grigorjan, u theksua rëndësia e rolit të grave në komuniteti dhe nevoja për njohje formale dhe shpërblim për punën e tyre.

“Besoj se personat e papunë që do të përfshihen në këtë program në planin afatgjatë do të kenë përfitime të mëdha për komunitetin dhe do të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për bashkëqytetarët e tyre që kanë më shumë nevojë dhe kështu do t’ua bëjnë jetën më të bukur dhe më të lumtur.” Ndihma kundrejt njerëzve të sëmurë dhe të rraskapiturit nuk ka çmim. Agjencia e Punësimit është krenare që është pjesë e Planit Operativ dhe që së bashku me partnerët e saj ka mundësinë të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së përdoruesve të shërbimeve të saj”, theksoi Bekim Murati.

Në këtë eveniment u ndanë kontrata për gjashtë organizata joqeveritare të sapoformuara, të cilat zyrtarisht bëhen pjesë e aktiviteteve për ofrimin e shërbimeve sociale në nivel lokal. Me Programin ”Ekonomia e Kujdesit” do të përfshihen rreth 600 përdorues në mbarë vendin në vitin e parë dhe do të krijohen rreth 130 vende të reja pune, kryesisht për femra.

Në kuadër të programit, 190 persona të papunë do të kenë mundësi të kalojnë trajnime të verifikuara për kujdestarë – asistente në disa fusha dhe në këtë mënyrë të punësohen në shërbimet sociale të krijuara dhe menaxhuara nga organizatat joqeveritare – ofrues të shërbimeve si partnerë të MPPS-së dhe AVRSM-së.

Ky program do të arrijë dy qëllime shumë të rëndësishme: ofrimin e punësimit të ri dhe rritjen e punësueshmërisë të personave të papunë te kategoritë e cenueshme,  e në të njëjtën kohë ofrimin e shërbimeve sociale të realizuara në komunitetet lokale.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Veterani i arsimit përlotet deri sa këndon për festën e mësuesit

Story i radhës

IRI Amerikan: Rënie katastrofale e Ziadin Selës

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë