IRI Amerikan: Rënie katastrofale e Ziadin Selës

Partia e Ziadin Selës që humbi zgjedhjet lokale me një rezultat të thellë ka marrë sot një tjetër goditje nga Anketa e re e Qendrës për Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut IRI, shkruan Tetovasot.

Goditjen e madhe ia kanë dhënë shqiptarët dhe simpatizesit e ASH-së ku brenda një viti  ai ka rënë më shumë se gjzsma e reijtingut të tij si lider i ASH-së nga 5% ajo ka rënë në vetëm 2 % një rënie katastrofale për ASH-në dhe liderin SELA.

Nuk duhet të anashkalohet edhe problemet e fundit të kandidimit të Selës ku gjysma e ASH-së nuk e shohin më si lider të ardhshëm pasi ai e ka uzurpuar partinë njejtë si Menduh Thaçi.

Në këtë drejtim jo vetëm partia por edhe vetë kreu aktual ka humbur shumë mbështetjen sipas rezultateve të kësaj ankete.

Rezultatet e sotme mund të ndërlidhen edhe me bashkëpunimin e këtij subjekti me partinë opozitare maqedonase Vmro Dpmne, koalicion ky që për partinë e Selës nuk u mirëprit mirë në zgjedhjet lokale duke i humbur kësaj partie rreth 30 mijë vota dhe duke e lënë me vetëm dy komuna që i kishte në katër vitet e shkuara dhe duke humbur një tjetër.

Më pas partia e Selës bashkëpunoi edhe me partinë nacionaliste Levica në tentimin për rrëzimin e qeverisë, qeverinë evropiane duke e dashur të çojë në një qeveri pro ruse kundër NATO-s, kundër BE-së, kundër Amerikës dhe kundër Kosovës. Ky reshtim bashkë me Lëvizjen BESA shqiptarët ua kanë dhënë grushtin e fortë dy partive që gati se janë përgjysmuar që nuk dihet në zgjedhjet e ardhshme mund të marin edhe një goditje tjetër pasi edhe Sela edhe Kasami pas shumë humbjeve sërish mbeten lider të partive politike.

Ndryshe anketa u zbatua nga BRIMA, ndërsa të dhënat janë marrë më 27 nëntor deri më 23 dhjetor.

Story i mëparshëm

Murati: Programi “Ekonomia e Kujdesit” në afat të gjatë do të jap përfitim për komunitetin

Story i radhës

Murati: Pjesëmarrësit në Programin “Ekonomia e Kujdesit” në afat të gjatë do të jenë me përfitim të madh për komunitetin

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish