Mungon nxemja, nuk mbahet fare mësimi në shkollën në Bardhosh

March 9, 2022
1 minut lexim

Në shkollën “Andon Zako Çajupi” në fshatin Bardhosh të Prishtinës, këtë të mërkurë, nuk është mbajtur fare procesi mësimor.

Kjo pasi që, siç kanë thënë disa prindër, ka mungesë të lëndës djegëse të peletit për ngrohjen qendrore të shkollës.

Duke qenë kështu, ata thonë se gjasat janë që mësimi të mos zhvillohet as të enjten.

“Nga shkolla kanë thënë se komuna nuk e ka bërë furnizimin me pelet”, është shprehur një prind.

Ai ka theksuar se mungesë të peletit ka pasur edhe një muaj më parë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple sjell një ngjyrë të re për iPhone 13

Story i radhës

Çmimi i derivateve në Kosovë do të bjerë gjatë ditëve në vijim, ja sa do të kushtojë litri

Të fundit nga

ShkoLartë