Skuadra e Lazios nuk është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë.
Pasi u eliminua nga Europa League nga Porto, ka humbur edhe takimin e fundit kundër Napolit në Seria A, duke u renditur në vend të shtatë me 43 pikë, pra jashtë çdo kompeticioni europian.
Trajneri Mauricio Sarri ka zhvilluar ditën e sotme një stërvitje rikuperimi, për të parë situatën e skuadrës së tij. Sipas raportimeve të medieve italiane në këtë stërvitje është vënë re mungesa e Pedro, Rado dhe portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Duket se tekniku u ka dhënë pushim të tre lojtarëve që të marrin veten dhe të jenë në formën e tyre më të mirë në momentin e rikthimit në fushën e lojës.