mungese e madhe e fuqise punetore ne vend kerkesa per zanate ne rritje 6a021c5ad6333

Mungesë e madhe e fuqisë punëtore në vend, kërkesa për zanate në rritje

May 11, 2026
min lexim
asuc 2

Mungesa e fuqisë punëtore dhe e kuadrove të kualifikuara mbetet një nga sfidat më të mëdha në shumë profesione dhe zanate në vend. Kryetari i Odës së Zejtarëve, Goran Ristevski, tha se mungesa e kuadrove ndihet pothuajse në çdo sektor dhe se profesionet e zejtarisë po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregun e punës.

“Për mungesën e kuadrove mund të them se në të gjitha veprimtaritë kemi mungesë. Mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa për çdo zanat, si dhe përfitimi financiar që do ta kenë zejtarët e ardhshëm dhe nxënësit që do ta përfundojnë arsimin e mesëm profesional, mendoj dhe jam i sigurt se do t’i motivojë ta shohin të ardhmen e tyre në shtetin tonë, e me këtë normalisht të kemi zhvillim të ekonomisë së vendit tonë.”, tha Goran Ristevski, kryetar i Odës së Zejtarëve

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se pothuajse 70 për qind e nxënësve të klasës së nëntë regjistrohen në shkolla profesionale. Ajo shtoi se përmes arsimit dual nxënësit kanë mundësi të fitojnë përvojë praktike në kompani dhe vende reale pune. Sipas Janevskës, me zbatimin e arsimit dual është arritur numri prej 800 punëdhënësish, të cilët u mundësojnë nxënësve të mësojnë në vende të vërteta pune.

“Ky numër do të rritet sepse çdo kompani e re e sheh përfitimin konkret përmes kuadrove më mirë të trajnuar dhe uljes së shpenzimeve. Nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kanë zgjedhur të mësojnë një zanat të caktuar, do të mund të vazhdojnë arsimin në arsim të lartë dual, gjë që mundësohet me ligjin e ri për arsimin e lartë, i cili së shpejti do të gjendet para deputetëve. Qëllimi është të krijojmë profesionistë me arsim të lartë, të përgatitur për tregun bashkëkohor të punës, të cilët do t’i kombinojnë aftësitë e fituara me njohuritë akademike”, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit

Deklaratat u bënë në kuadër të “Garës Kombëtare të Aftësive 2026”  që po zhvillohet në shkollën profesionale “Boro Petrushevski”. Për vitin e ri shkollor 2026/2027 janë siguruar mbi 25 mijë vende për regjistrim në vitin e parë, prej të cilave 17 mijë në arsimin profesional, ndërsa prej tyre pothuajse shtatë mijë në paralele duale./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

paralajmerohet heqja e bllok tarifave rryma mund te shtrenjtohet deri ne 34 6a021ae4c2115
Lajmi i mëparshëm

​Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

Të fundit nga

ShkoLartë