Mungesa e strategjisë për arsim profesional sjellë pasoja në drejtimet deficitare!

November 11, 2024
min lexim

Shkup, 11 nëntor – Një nga problematikat kryesore që tangon të rinjtë është mungesa e punës në vend, nga ana tjetër ka shumë vende të lira të punës. Kjo diskrepancë mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve vjen si pasojë e mos hulumtimit adekuat të tregut. Pra, mungon një strategji mirëfilli që do të orientonte maturantët, e nxënësit, që të studiojnë e mësojnë për drejtime deficitare. Që nesër shumë lehtë do të gjindeshin në tregun e punës, shkruan Zhurnal.

Mungesa e interesit për drejtimet deficitare lë pasoja të shumëfishta –

Kur nuk ka mjaftueshëm interes për të mësuar apo studiuar në drejtime deficiatar pasojat janë multidimenzionale për faktin se mësimdhënës të shumtë rrezikojnë të ngelin pa punë, dhe për një të ardhme të afërt shkaktohet kaos në tregun e punës.

Për shkak të mungesës së kuadrit arsimor, ka shkolla ku ka mësimdhënës jo-kompetent për lëndët që i ligjërojnë, si psh. ekonomistë që mbulojnë matematikën, fizicientë që e mbulojnë kiminë ose ndonjë lëndë të përafërt, apo mësues që nuk ka diplomë, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.

“Po t’i analizoni drejtimet arsimore, ose fakultetet që prodhojnë kuadër mësimdhënësish, do të vëreni se ky interesim çdo vit bie. Ndoshta akoma jemi mirë në nivel shteti me drejtimin e mësimit klasor, por te mësimi lëndor kemi mungesë të kuadrit. Kemi mungesë të matematicientëve, të fizikantëve, mungesë të mësimdhënësve të shkencave natyrore, mund të jetë gjeografi, biologji, matematikë, fizikë, gjithë këto. Edhe përskaj se Ministria i stimulon me bursa, përsëri interesimi për t’u regjistruar më këto drejtime është më i vogël”, tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu për TVM2.

Edhe Agjencia Për Punësim e konfirmon mungesën e kuadrove arsimor, prej ku thonë se aplikuarit për punë me arsim të drejtimeve deficitare janë të paktë e që kërkohen në tregun e punës.

“Kërkesa për staf nga profilet, si: Profesor i Matematikës, profesor i Fizikës, i Kimisë dhe i Biologjisë e të tjera, është më së shpeshti nga institucionet arsimore, respektivisht, shkollat fillore dhe të mesme. Bëhet fjalë për kuadër deficitar në tregun e punës dhe kuptohet që nëse ka persona të këtyre kuadrove në evidencën e të personave të papunë, Agjencia e Punësimit me kërkesë të punëdhënësit, gjegjësisht, nëpërmjet shërbimit Ndërmjetësim për Punësim, kandidatët potencialë i preferon për punësim tek punëdhënësi”, thuhet nga Agjencia për Punësim.

Përse studentët nuk studiojnë drejtime deficitare?

Kjo pyetje mbase parashtrohet çdo vit, por pak masa merren edhe përkundër faktit se ekziston një përgjigje reale dhe kuptimplotë. Përderisa mungon motivimi mungon edhe interesimi, sot studentët janë më pak të interesuar të studiojnë drejtime që janë deficitare në vend e për të cilat nuk dihet nëse të ardhmen do të punësohen. Nga ana tjetër tregu ka mungesë të profesionistëve të fushave të ndryshme dhe kjo mungesë veçse shtohet çdo ditë e më shumë. Mungojnë numër i madh i anesteziologëve në vend, specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë, kimistë, fizikanët e matematicient të shumtë.

Kjo pasi mungon përkrahja e duhur financiare nga institucionet përgjegjëse, duhet edhe më shumë jo vetëm përmes bursave, që në realitet bursat duhet të jenë edhe më të larta që të mbulojnë këta studentë shpenzimet tashmë me krizën e thellë ekonomike. Pastaj, përpos përkrahjes financiare institucionet duhet të garantojnë punësimin e tyre pas diplomimit, që studentët e ardhshëm mos të kenë hamendje se çfarë pas diplomimit.

Por, siduket institucionet e vendit aq që brengosen për këtë pjesë janë në qetësi absolute, vetëm se kur të paraqitet nevoja e të ndjehet mungesa thellësisht atëherë krijohet situatë kritike që nuk mund të zgjidhet as brenda natës e as brenda ditës, pasi shkaku i problemit daton më herët por kundrejt këtij problemi tani për tani askush nuk po ndërmerr masa. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OpenAI tha se ChatGPT refuzoi 250 mijë kërkesa për krijimin e deepfake

Story i radhës

Mustafa Hajrullahu nesër para mediave – sqaron çfarë qëndron pas suspendimit të tij!

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë