Mungesa e erërave, ujit e ditëve me diell pamundësojnë që Kosova të prodhojë energji të pastër

min lexim

“Energjia e pastër dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, ishte temë diskutimi i simpoziumit të organizuar nga Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës (AShAK).

Për simpoziumin foli, kryetari i Këshillit organizativ, Fejzullah Krasniqi, tha se me këtë tempo të shpenzimit për 25 vjet duhet të dyfishojmë shpenzimin e energjisë.

Ai tha se duhet investimi në kapacitetet e ripërtritshme, rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese dhe investimin në kapacitetet e reja.

Për një zhvillim minimal e të qëndrueshëm ekonomik, duhet të konsiderohet edhe një rritje vjetore minimale e shpenzimit të energjisë elektrike prej 3 për qind. Me këtë ne pas 25 viteve duhet të dyfishojmë shpenzimin e energjisë”.

“Nëse sot shpenzojmë 1 mijë, pas 25 viteve duhet t’i shpenzojmë dy mijë MË në orë. Për një zhvillim të qëndrueshëm aktual të vendit si dhe për të zvogëluar emetimet e gazrave, duhet ta ngritim besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik që arrihet duke bërë disa veprime. Duhet investimi në kapacitetet e ripërtritshme, rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese dhe investimin në kapacitetet e reja”, tha ai. 

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, tha se në Kosovë është goxha e vështirë energjia e pastër.

Sipas tij, mungesa e erërave, ujit e ditëve me diell pamundësojnë që Kosova të prodhojë energji të pastër.

Është një diskutim lodhës se Kosova ka industri bazike, por nuk ka industri përpunuese, se Kosova ka ndotje të mjedisit për shkak të përpunimit të energjisë mbi bazë fosile. Në shkollë kam mësuar një gjë se lumenjtë derdhen në tre dete dhe se bifurkacioni i Nerodimës është fenomeni më tipik ku ujtë hamenden për një qast ku duhet të ikin drejt Detit të Zi”.

Pra duhet të them se Kosova është e varfër me burime ujore, Kosova nuk ka diell të mjaftueshëm siç është Shqipëria me 200 ditë me diell brenda vitit dhe se Kosova nuk është e pasur shumë me erëra të forta, dhe për pasojë do ta ketë të vështirë të ketë energji të pastër”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se fokus i tyre mbetet tek efiçenca e energjisë, duke shtuar se po punohet edhe në legjislacion.

Efiçenca e energjisë është një ndër objektivet kryesore të strategjisë së energjisë ndërsa punësimi i fuqisë punëtore është një aspekt i cili nuk është trajtuar me kujdes nga strategjitë e kaluara. Kemi filluar të punojmë në projekte specifike për energjinë e ripërtritshme te energjisë dhe në legjislacion, i bazuar në studime të kësaj fushe”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Socialistët Europianë mblidhen në Berlin/ Rama zbulon diskutimet

Story i radhës

Bastisje në Shkup arrestohen tre persona

Të fundit nga