Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar Greqinë, duke i thënë se nëse shkon larg do të këtë çmim të rëndë. “Për Greqinë ne kemi vetëm një fjali, mos harroni Izmirin”, u shpreh Erdogan në fjalën e tij të mbajtur në “TEKNOFEST 2022” në aeroportin Samsun Çarşamba.
“Edhe zbulimi i poshtërsive të kryera vetëm nga banda tradhtare e FETO-s është dëshmi se Türkiye ka ardhur e vetme në këto ditë pavarësisht të gjithave. A nuk është kjo FETO, që thoshte për shaminë (mbulesën) se është ‘detaj’, turp. Mbahesh për ‘hoxhë‘ dhe thua se shamia është ‘detaj‘. Ku është tani? Është në Pensilvani. Nga kush ushqehet? Amerika. Duhet të dimë mirë se kush është miku ynë dhe kush është kundër nesh. Aktualisht, a po dërgon kjo Amerikë armë në Aleksandropoli, në Greqi? A po dërgon avionë? A po tenton të bëjë kërcënim për ne nga andej me S-300? Greqi, shiko historinë, ktheu në histori, nëse shkon shumë larg kjo do të ketë një çmim të rëndë. Për Greqinë ne kemi vetëm një fjali, mos harroni Izmirin”, tha Erdoğan, raportojnë mediat turke.
Erdogan sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke bërë përsëri referenca për fatkeqësinë e Azisë së Vogël dhe 1922.
“Oh, shikoni historinë greke. Nëse shkon shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Mos harroni Izmirin. Pushtimi i ishujve? Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Mund të vijmë papritur një natë. Sigurohuni që diku të presin ata që bllokuan përparimin e vendit tonë duke vënë pengesa nën rrota dje. Ne nuk do t’i lejojmë ata”, shtoi Erdogan.