Antwerp është në finalen e madhe të Kupës së Belgjikës.
Skuadra Antwerp-en me penallti ka triumfuar me rezultat 4:3 ndaj Royale Union SG.
Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja, u paraqit nga minuta e 106-të për Antwerp-en, duke shijuar fitoren dhe kualifikimin.
Në minutën e 55-të, Jansen ka shënuar për vendasit, kësisoj e ka dërguar sfidën në vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi që e kishin humbur takimin e parë me 1:0 nga Royale Union SG.
As pas vazhdimeve nuk u përcaktua finalisti por penalltitë vulosën gjithçka, ku shënoi edhe Arbnor Muja.
Për Antwerp shënuan nga penalltitë: Keita, Muja, Corbanie e Avila; dështoi Jansen dhe për Royale Union SG realizuan Nilsson, Puertas, Nieuwkoop; dështuan Adingra e Teuma.
Skuadra e Mujës është në finale, ku do të ndeshet me FC Mechelen-in.