muhamet hoxha se shpejti nis ndertimi i qendrave rajonale per grumbullim e mbeturinave 69f0bf2450dca

Muhamet Hoxha: Së shpejti nis ndërtimi i qendrave rajonale për grumbullim e mbeturinave

April 28, 2026
1 minut lexim

Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Muhamet Hoxha paralajmëroi plan afatgjatë për problemin me deponitë rajonale. Ai tha se vijon procedura e tenderimit për ndërtimin e Qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave.

“Ne punojmë në zgjidhje afatgjatë të këtij problemi, apo ndërtimit të Qendrave rajonale të grumbullimit të mbeturinave. Disa herë e kam theksuar dhe po e përsëris se jemi në përgatitje të dokumentacionit për shpalljen e thirrjes për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do filloj me ndërtimin e qendrave të para që do jenë në Rusino dhe Novaci, ndërsa së shpejti pra presim operatorin ekonomik edhe në Sveti Nikole dhe të filloj ndërtimi i qendrës për grumbullim të mbetjeve në rajonin lindor dhe verilindor”, tha Ministri Muhamet hoxha

Sipas Hoxhës, shtimi i sasisë së deponive të egra ndodh si pasojë e mungesës së numrit të inspektorëve të ekologjisë, numër ky i cili duhet të shtohet por edhe të bëhet riorganizimi i tyre. Kreu i komunës së Tetovës Billal Kasami paralajmëroi formimin e sektorit të veçantë të ekologjisë dhe energjetikës në kuadër të Komunës.

“Komuna e Tetovës jo që nuk ka pasur kapacitete deri më tani por ajo që ka munguar e që kemi nisur hapat e parë, ka qenë koordinimi i gjithë resurseve që ka pasur komuna. Tanimë më me themelimin e sektorit për ambient jetësor e energjetikë, sigurisht që do kemi aktivitet më të koordinuar në drejtim të mbrojtjes së ambientit jetësor”, u shpreh Kasami

Ndryshe, për vite me radhë, vazhdojnë të mbeten problem serioz krijimi i deponive të egra në Maqedoninë e veriut, siç ishte ajo e fundit që para ca ditësh u zbulua në Kërçovë. Por nuk mungojnë të atilla edhe nëpër malin Sharr./Alsat.mk.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

persona te armatosur sulmojne jetimoren dhe rrembejne 23 femije 69f0b80a30174
Lajmi i mëparshëm

Persona të armatosur sulmojnë jetimoren dhe rrëmbejnë 23 fëmijë

vazhdojne protestat kunder tatimeve ne te ardhurat personale nga jashte vendi 69f0c06e61dad
Lajmi i radhës

Vazhdojnë protestat kundër tatimeve në të ardhurat personale nga jashtë vendi

Të fundit nga

Çitaku: PDK nuk nënshtrohet

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, iu përgjigj akuzave të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se partia e saj respekton Kushtetutën. Ajo tha se Kurti “nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin”. “Ti kërkon
ShkoLartë