Mucunski: Rruga jonë për anëtarësim mbron politikën e zgjerimit të BE-së

September 9, 2024
1 minut lexim

“Ministri iu referua procesit afatgjatë dhe të përkushtuar për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Ai posaçërisht theksoi përkushtimin e vazhdueshëm shumë dekadash ndaj procesit, por edhe koncesionet e shumta të mëdha që shoqëria maqedonase i ka bërë gjatë rrugës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Qasja jonë në thelb mbron politikën e zgjerimit të bazuar në merita të Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se rreziku që rasti ynë të keqpërdoret nga elementë anti-BE është i lartë”, tha Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski në fjalimin e tij para studentëve dhe diplomatëve të Akademisë Diplomatike Hungareze, duke iu referuar temës lidhur me integrimet evropiane të vendit, në kuadër të vizitës së punës në Budapest.

Sipas tij, jemi të vetëdijshëm për fushat në të cilat ka nevojë për punë shtesë dhe përmirësim të kushteve nga ana jonë dhe parashikueshmëria në këtë proces është jashtëzakonisht e nevojshme.

Mucunski theksoi rëndësinë thelbësore të marrëdhënieve të mira dypalëshe ndërmjet vendit tonë dhe Republikës së Hungarisë, e cila këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Ai falënderoi për mbështetjen e deritanishme politike, ekonomike dhe bilaterale.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çelësi i një jete të lumtur është dashuria për veten

Story i radhës

E kritikoi Kurtin, analisti nga Amerika i reagon ashpër Musliut – ia përmend këto gjëra nga e kaluara

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë