mucunski reformat eurointegruese kane qene te ngadalesuar per shkak te zgjedhjeve 69f130efbe3b9

Mucunski: Reformat eurointegruese kanë qenë të ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve

April 29, 2026
1 minut lexim
timcomucunski

Mininistri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski thotë se zabtimi reformave nuk është çështje perceptimi subjektiv, por rezultatesh të matshme.

“Çështja nëse reformat po zbatohen nuk është një këndvështrim subjektiv, por një tregues i matshëm i asaj që po zbaton Qeveria. Gjykatësi më i mirë është koha, dhe koha do të tregojë se kush do të ketë të drejtë”, tha Mucunski.

Në këtë drejtim, ai theksoi se për shkak të zgjedhjeve lokale, procesi i reformave u ngadalësua përkohësisht, por pas përfundimit të tyre, u vu re një lëvizje serioze.

“Vendi ynë ka rregulla të ngurta që lidhen me proceset zgjedhore, prandaj reformat ishin të kufizuara për një periudhë të caktuar. Megjithatë, menjëherë pas zgjedhjeve, pati lëvizje serioze në shumë fusha. Qëllimi ynë është të jemi lider në rajon deri në fund të kësaj periudhe, lidhur me Axhendën e Reformave dhe Planin e Rritjes”, theksoi Ministri.

Mucunski informoi se Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian parashikon që fondet që nuk do të përdoren nga vendet e tjera do të rishpërndahen tek ato që zbatojnë me sukses reformat, gjë që përfaqëson një motivim dhe qëllim shtesë të qeverisë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kosova shkon serish ne zgjedhje deshton zgjedhja e presidentit 69f12fa1248ca
Lajmi i mëparshëm

Kosova shkon sërish në zgjedhje, dështon zgjedhja e Presidentit

permbledhje nga deklarata e abdixhikut ne konference 69f143d1b8312
Lajmi i radhës

Përmbledhje nga deklarata e Abdixhikut në konferencë

Të fundit nga

ShkoLartë