mucunski ne sofje korridori 8 eshte me shume se nje rruge transporti ai lidh interesat tona te sigurise 6ac76b836c92a

Mucunski në Sofje: Korridori 8 është më shumë se një rrugë transporti, ai lidh interesat tona të sigurisë

October 8, 2026
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka theksuar rëndësinë gjeostrategjike të Korridorit 8, duke e përshkruar atë si më shumë se një rrugë transporti, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi në platformën sociale amerikane X, Mucunski njoftoi se sot në Sofje mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin 8, ku foli në panelin e nivelit të lartë kushtuar rëndësisë gjeostrategjike të këtij korridori.

“Korridori 8 është më shumë se një rrugë transporti, ai lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, BE-në me Ballkanin Perëndimor, si dhe ekonomitë dhe interesat tona të sigurisë”, tha Mucunski.

Ai theksoi nevojën për rezultate konkrete, zbatim të koordinuar dhe përparim të dukshëm përgjatë të gjithë trasesë së Korridorit 8.

Mucunski rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur pjesën e saj të detyrimeve dhe për të bashkëpunuar me Bullgarinë, Shqipërinë dhe partnerët evropianë për përshpejtimin e përfundimit të Korridorit 8.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

capital t thyen heshtjen per pauzen nga koncertet dhe paralajmeron rikthimin e fuqishem 6ac768bb887ac
Lajmi i mëparshëm

Capital T thyen heshtjen për pauzën nga koncertet dhe paralajmëron rikthimin e fuqishëm

korridori 8 premtime pa fund maqedonia serish me afat te ri deri ne vitin 2032 6ac76caded171
Lajmi i radhës

Korridori 8, premtime pa fund! Maqedonia sërish me afat të ri: Deri në vitin 2032

Të fundit nga

ShkoLartë