20260812 114007 scaled

Mucunski: Në 25 vjetorin e Ohrit kërkohet më shumë bashkim dhe institucione më të mira

August 12, 2026
1 minut lexim

Sot iu drejtova panelit me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Theksova se sot detyra jonë është të shikojmë përpara. Diversiteti ynë duhet të jetë forcë, e jo kufi politik mes njerëzve, ndërsa Marrëveshja e Ohrit duhet të jetë një kornizë për integrim, e jo arsye që politika të mbetet përgjithmonë e bllokuar në logjikën post-konfliktuale.

25 vitet e ardhshme duhet të jenë vite të përgjegjësisë, cilësisë dhe rezultateve – institucione më të mira, më shumë bashkim dhe përfaqësim të drejtë, të mbështetur me dije, profesionalizëm dhe integritet.

Veçanërisht duhet të mendojmë për gjeneratat e lindura shumë kohë pas vitit 2001. Çdo i ri duhet të ketë mundësi të ketë sukses bazuar në talentin, arsimin, punën dhe karakterin e tij, dhe jo që e ardhmja e tij të përcaktohet nga mbiemri, përkatësia etnike, libreza partiake apo njohjet.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb gjobat nga safe city se shpejti do te arrijne tek automjetet me targa te huaja ne te gjitha pikat kufitare 6a7c475aa8dd5
Lajmi i mëparshëm

MPB: Gjobat nga “Safe City” së shpejti do të arrijnë tek automjetet me targa të huaja në të gjitha pikat kufitare

mergim lushtaku shtyhet fizikisht me adnan rrustemin gjate adresimit per media nderhyjne deputetet tjere 6a7c5db447878
Lajmi i radhës

Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë