Muçi shënon përsëri në Poloni!

1 minut lexim

Ernest Muçi nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i kombëtares, Edy Reja për dy ndeshjet e shtatorit, ato ndaj Izraelit dhe Islandës.

Megjithatë, sulmuesi vijon të dërgojë sinjale nga Polonia, aty ku aktivizohet me Legian e Varshavës me 21-vjeçarin që gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj S. Rzeszow.

Muçi realizoi golin e avantazhit për polakët teksa shënoi në minutën e shtatë të takimit duke vazhduar me formën e mirë të treguar në këtë fillim të sezonit. Deri më tani, Muçi ia ka dalë të shënojë dy gola në dhjetë paraqitje ndërsa statistikave të ish-futbollistit të Tiranës i shtohen edhe tre asiste.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë sezon, Muçi ka besimin e trajnerit gjerman të Legias, Kosta Runjaic dhe po aktivizohet me vazhdimësi ndërsa mbetet edhe në pritje të një ftese nga ana e kombëtares.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Semi Jaupaj paralajmëron projektin e saj të ri muzikor

Story i radhës

Produktet ushqimore të skaduara, drejtoresha e AKU: Së shpejti sistem i digjitalizuar që gjurmon bizneset

Të fundit nga