Dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, përkatësisht: 5 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet, pas 373 testimeve nga ekspertët e shëndetit në Shqipëri.
Fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete me SarsCov2, siç bëhet me dije këtë të shtunë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, aktualisht janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin dhe në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë.
Për më tepër, janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thekson MSH.
Njoftimi:
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 373 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në Bashkitë:
5 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet.
Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373
Testime totale 2,010,270
Raste pozitive 332,277
Raste të shëruara 328,538
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 111
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 4
Shkodër 3
Elbasan. 2
Durrës. 2
Korçë. 2
Vlorë 2
Lezhë. 2