Dy pacientët e infektuar me ethe hemorragjike kongo-krimeane janë në gjende të qëndrueshme shëndetësore. Mjekët thonë se faza më kritike e sëmundjes së tyre ka kaluar dhe nuk pritet përkeqësim i gjendjes së tyre. Nuk ka raste të tjera të dyshuara dhe as prania e EHKK nuk është konfirmur te disa kontakte, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Përkujtojnë në konkluzionin nga mbledhja e fundit me Komisionin për Sëmundjet Infektivetë që u mbajt javën e kaluar nga ku dolën rekomandimet dhe masat parandaluese për të mbrojtur qytetarët nga ethet hemorragjike kongo-krimeane të transmetuara nga rriqrat.
Masat parandaluese të mbrojtjes, kryesisht kanë të bëjnë në informimin e qytetarëve dhe të punonjësve shëndetësorë në çfarë mënyre transmetohet sëmundja dhe si të mbrohen nga ajo.
Rekomandohet me rroba të mbulohen krahët, këmbët dhe pjesët e tjera të ekspozuara – qafa, koka, të vishen rroba me ngjyra të ndezura për të dalluar lehtësisht rriqrën, rrobat të spërkaten me sprej sintetik me bazë piretroidi, por të kihet kujdes të mos spërkatet në lëkurë, të përdoret repelent kundër rriqrave dhe insekteve që mund të aplikohen në lëkurë të zhveshur.
“Pas qëndrimit në natyrë, bëni një inspektim të hollësishëm të trupit dhe rrobave tuaja, si dhe trupit dhe rrobave të fëmijëve tuaj. Kushtojini vëmendje të veçantë pjesëve me qime të trupit, ku ngjiten më shpesh rriqrat, duke përfshirë kokën, qafën dhe zonën pas veshëve, veçanërisht tek fëmijët. Gjithashtu, rriqrat shpesh ngjiten në palosjet e trupit (në sqetulla, në ijë, nën gjinj tek gratë, në palosjen e barkut, etj. Kontrolloni kafshët shtëpiake për praninë e rriqrave. Shmangni zonat ku janë të pranishme rriqrat dhe pjesët e vitit kur ato janë më aktive. Vishni doreza dhe rroba të tjera mbrojtëse gjatë trajtimit të kafshëve”, theksohet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Apelohet edhe shmangia e kontaktit të ngushtë fizik me të sëmurët nga EHKK, të vishen doreza dhe pajisje mbrojtëse kur kujdeseni për njerëzit e sëmurë dhe rregullisht të lahen duart rregullisht me sapun dhe ujë pas aktiviteteve të përkujdesjes ose pas vizitave me njerëz të sëmurë.
“Në takimin e mbajtur me iniciativën e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, anëtarët e Komisionit përgatitën informacion për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të organizuar një plan veprimi që së pari do të vlerësojë prevalencën, për praninë e shtuar të rriqrave në zona të ndryshme dhe ku do të zbulohen, planifikohet të kryhet dezinsektimi, i cili është një masë kryesore parandaluese”, thekson Ministria e Shëndetësisë.
Në kumtesë MSH thekson edhe se nuk ka hapësirë për panik sepse EHKK nuk transmetohet lehtë, por vetëm pas pickimit nga rriqrat e infektuara me virusin.
Si më të ekspozuar ndaj këtij rreziku janë peshkatarët, gjuetarët dhe blegtorët për të cilët ne tregojmë se duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet për parandalimin.
“Një grup tjetër i madh në rrezik janë punonjësit e shëndetësisë, për shkak të kontaktit me sekrecionet trupore – gjaku, ata duhet të mbrohen me pajisje personale mbrojtëse (PPM) gjatë kontaktit me raste të dyshimta”, thekson Ministria e Shëndetësisë.
Burimi: TV21