7 alpinistë, të cilit ishin të humbur pas shkëputjes së akullnajës në malet Marmolada, Itali, janë shpëtuar ditën e sotme, ndërsa 5 të tjerë vijojnë ende të jenë të humbur.
Mediat vendase raportojnë se dy ditë pas tragjedisë që la 7 të vdekur dhe 8 të plagosur, grupet e kërkim-shpëtimit arritën të nxirrnin fillimisht 4 prej alpinistëve, ndërsa krijuan kontakte më 3 të tjerët që gjendeshin poshtë masivëve me borë.Pas disa orësh përpjekje ata u nxorën mirë, ndërsa u nisën me helikopter drejt spitalit.
Autoritetet e cilësuan si një mrekulli shpëtimin e tyre, ndërsa vazhdojnë të shpresojnë për një tjetër mrekulli që do të çonte në shpëtimin e 5 alpinistëve që ende janë të humbur.
Aksidenti i frikshëm ndodhi pasditen e të dielës, ndërsa një akullnajë u shkëput, duke marrë para dhe grupin e alpinistëve.