mpps pensionistet ne rmv nga sot do te marrin pensione me te larta per 2500 denare 66fbb00078abc

MPPS: Pensionistët në RMV nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë

October 1, 2024
1 minut lexim

 

Pensionistët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të kenë rritje të pensioneve për 2500 denarë.

Sipas Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, rreth 340 mijë pensionistë që kanë fituar të drejtën e sigurimit pensional nga 31 gushti, janë të mbuluar nga rritja lineare e pensioneve, njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale.

“Këto ndryshime ligjore parashikojnë një rritje lineare të pensioneve në m. shtator dhe m. mars. Më konkretisht, me 01.09.2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara në përputhje me këtë ligj nga 31.08.2024, rriten për 2.500 denarë dhe më 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara në pajtim me këtë ligj nga dt. 28 shkurt 2025 rriten për 2.500 denarë.

Qëllimi i ndryshimeve në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor është që pensionistët të sigurojnë rritje të standardit jetësor dhe cilësi më të mirë të jetës.

Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi. Rritja lineare e pensioneve është një nga premtimet kyçe të realizuara parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila ka në fokus përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe gjendjes ekonomike të vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

muaji i ndergjegjesimit per semundjen e kancerit te gjirit doktori shpjegon masat qe duhet ti marrin grate 66fbaa9c64f25
Story i mëparshëm

Muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e kancerit të gjirit, doktori shpjegon masat që duhet t’i marrin gratë

nisi ofensive tokesore ndaj libanit izraeli paralajmeron civilet hezbollahu do tju perdore si mburoja njerezore 66fbb07890379
Story i radhës

Nisi ofensivë tokësore ndaj Libanit, Izraeli paralajmëron civilët: Hezbollahu do t’ju përdorë si mburoja njerëzore

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë