MPPS: Kopshtet do të vazhdojnë me përkujdesin e fëmijëve edhe gjatë grevës

April 9, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftonë publikun dhe të gjithë prindërit se të gjitha institucionet parashkollore do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve edhe gjatë grevës së paralajmëruar.

Në pajtim me Konventën për të drejtat e fëmijës, dispozitat në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e drejtë e patjetërsueshme e fëmijëve t’u ofrohet përkujdes dhe edukim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve. Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, paraprakisht me pëlqimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, por jo gjatë grevës, potencojnë nga Ministria.

Gjatë realizimit të së drejtës për grevën e të punësuarve siç theksojnë nga Ministria, institucionet parashkollore obligohen të sigurojnë përkujdes të papenguar dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore, njoftojnë nga Ministri për Punë dhe Politikë Sociale

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Historia Kujtesa Gashit – Teses, zonjës që u bë ikonë e bukurisë dhe estetikës

Story i radhës

Edhe nëse Muriqi nuk e bind Mallorcan, skuadra italiane do ta shesë…

Të fundit nga

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Banori i shout më të madh në vend, Vullneti i ka kërkuar diçka Gjestit. Me seriozitet të madh, Vullneti i thotë Gjestit që t’i flas Xhenetës lidhur me sjelljet e saj. Ajo
ShkoLartë